Connect with Us

E gjithë bota kundër “ushtarëve” turq… Mund të përfitojë Shqipëria

Kombëtare

E gjithë bota kundër “ushtarëve” turq… Mund të përfitojë Shqipëria

Publikuar

-

Turqia po luan me “zjarrin”. Festa me sfond ushtarak pas golit ndaj Shqipërisë në minutën e fundit dhe përsëritja e saj në Francë ka sjellë një zemërim të thellë në mbarë botën.

Reagimet janë të gjithanshme, sportive dhe politike. Autoritetet franceze kanë kërkuar nga UEFA një dënim ekzemplar për kombëtaren turke të futbollit që mbështet presidentin Erdogan për sulmet ndaj kurdëve në Siri. Presidenti Makron preferoi të mos shkonte në stadium për ndeshjen Francë-Turqi, 1-1.

Në tribunën qendrore ishte e pranishme ministrja e sportit, Roxana Maranineanu. Ish-kampionia e notit ka dënuar festimin ushtarak nga lojtarët e Turqisë përpara tribunës.

“UEFA duhet ta dënojë në mënyrë ekzemplare Turqinë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Një mesazh që ushqen mosaprovimin e Francës jo vetëm ndaj qeverisë së Ankarasë për sulmet në territoret kurde në Siri, por edhe ndaj Federatës Turke të Futbollit, që duhet të qëndrojë neutrale në këtë çështje, të paktën sipas rregullave institucionale.

Demiral me shokë kanë përsëritur lirshëm festimin ushtarak, në shenjë solidariteti me popullin e tyre, siç ka thënë Çalhanoglu.

Nga gjithë kjo situatë mund të përtojë Shqipëria. Jo për festimin ushtarak të lojtarëve turq në ndeshjen ndaj nesh, sepse në këtë rast masa është vetëm disiplinore nga organet që drejtojnë futbollin. UEFA mund ta përjashtojë Turqinë nga aktivitetet e saj, nëse Erdogan nuk tërhiqet nga sulmet në territorin kurd në Siri.

Është një situatë e ngjashme me atë të ish-Jugosllavisë në vitin 1992, kur ajo, pikërisht për shkak të sulmeve në Bosnjë, u përjashtua nga Europiani dhe vendin e saj e zuri Danimarka. Në këto kushte, kuqezinjtë kanë një arsye më shumë për të luftuar fort për vendin e tretë në Grupin H.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: