Connect with Us

Eliminatore Euro 2020/ Italia fiton me “manita”, Greqia triumfon në derbin ballkanas

Sport

Eliminatore Euro 2020/ Italia fiton me “manita”, Greqia triumfon në derbin ballkanas

Publikuar

-

Kanë përfunduar dy ndeshjet e darkës në grupin J për eliminatoret e Euro 2020. Italia edhe pse e ka prerë biletën për në Europian, nuk ka ndër mend të ndalet dhe do që ta mbyllë këtë edicion eliminatoresh me pikë të plota. “Axurrët” fituan sot 0-5 ndaj Liechtenstein. Golat për të kaltrit u shënuan nga Bernardeschi 1′, Belotti 70′, 92′, Romagnoli 77, El Shaarawy 82′.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi që u luajt në Athinë, Greqia mundi Bosnjen 2-1. Helenët shënuan të parët me Pavlidis 30′, ndërsa boshnjakët barazuan pesë minuta më vonë me Gojak. Në minutat e fundit të kohës së rregullt Kovacevic dërgoi topin në rrjetën e tij duke i dhënë kështu fitoren Greqisë.

Në orën 18:00 po në këtë grup, Finlanda fitoi 3-0 ndaj Armenisë duke hedhur një hap të madh drejt kualifikimit për në Europian. Nordikët do të luajnë ndeshjen e radhës ndaj amatorëve të Liechtenstein në fushën e tyre dhe në rast fitoreje sigurojnë zyrtarisht biletën për në Euro 2020.

Pra, mund të themi që gara në këtë grup është e mbyllur dhe surpriza e madhe është kualifikimi (edhe pse jo ende zyrtar) i Finlandës, që la pas dy ekipe më të forta në letër si Bosnja dhe Greqia. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: