Connect with Us

Thirrje raciste, simbole naziste dhe një i vdekur/ Ja çfarë ndodhi në Bullgari-Angli

Sport

Thirrje raciste, simbole naziste dhe një i vdekur/ Ja çfarë ndodhi në Bullgari-Angli

Publikuar

-

Ngjarje të pakëndshme në eliminatoren mes Bullgarisë dhe Anglisë, që përfundoi me fitoren e thellë 0-6 të “Tre Luanëve”. Kjo sfidë u ndërpre dy herë gjatë pjesës së parë për shkak të simboleve naziste dhe koreve raciste të tifozëve bullgarë ndaj lojtarëve me ngjyrë angleze, veçanërisht ndaj Raheem Sterling. Një sektor i stadiumit “Vadil Levski” ka qenë, në fakt i mbyllur për këtë ndeshje po për sjelljen raciste të tifozëve në përballjet me Kosovën dhe Republikën Çeke.

Një tjetër episod i rëndë ndodhi me një tifoz anglez, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij nga spitali në komisariat. Ministria e Brendshme e Bullgarisë nëpërmjet një komunikate njoftonte se “një shtetas i huaj, 32-vjeç, është transportuar nga në spital. Aty ai ka nisur të sillet në mënyrë agresive dhe kërcënuese. Janë marrë masa për ta transportuar në departamentin e Policisë së Sofjes, por gjatë rrugës ka ndërruar jetë”.

Nuk është bërë ende e qartë dinamika e ngjarjes. As Ministria e Jashtme e Anglisë nuk i ka komentuar rrethanat, por ka komentuar se po i qëndron pranë familjes së të ndjerit. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: