Connect with Us

Icardi flet pa doreza/ Ja çfarë do të bëjë nëse Interi përballet me PSG-në në Champions

Seria A

Icardi flet pa doreza/ Ja çfarë do të bëjë nëse Interi përballet me PSG-në në Champions

Publikuar

-

100 minuta në kampionat, dy gjuajtje në portë dhe një gol. Në Champions 121 minuta, dy raste dhe një gol. Integrimi i Mauro Icardit te PSG vijon me ritmet e duhura, për largimin nga Interi nuk mund të ketë keqardhje.

“Nuk prisja as mbështetjen nga tifozët, më kanë përkrahur që në momentin e parë, kur nisa nxjemjen në “Parc des Princes”. Pata fatin të luaja menjëherë kundër Real Madridit, para se të pësoja një dëmtim të lehtë. Tani jam shumë mirë, por duhet të punoj shumë pas një vere të komplikuar, që më bëri të mos e nisja sezonin në formën më të mirë,” – shprehet fillimisht Icardi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

E nëse fati do të rezervojë përplasjen PSG-Inter në fazën e 1/8-ave të Championsit?

Do ta përjetoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse do të luaj, si profesionist që do të jap maksimumin për të mbrojtur fanellën time të re.

Ju jeni i huazuar, me të drejtë blerjeje, mendoni se do të qëndroni në Paris pas përfundimit të sezonit?

Këtë sezon jam në Paris dhe objektivi im është të jap maksimumin për këtë fanellë. Të shohim se çfarë do të ndodhë mes majit dhe qershorit. Është ende herët për të thënë diçka.

Atëherë do të jetë më mirë që Interi të përqendrohet në kampionat?

Jo, Interit në çdo rast do t’u uroja më të mirën në çdo garë. Në Milano kam akoma miq të shumtë.

Jeni ambientuar menjëherë te PSG. Tek Interi, përkundrazi, Lukaku po përjeton ulje-ngritje. Përse ndodh kjo, sipas jush?

Nuk më duket se Lukaku po kalon një moment të vështirë. Përkundrazi, shoh që e ka nisur mirë, duke shënuar disa gola. Edhe ai është dëmtuar e ndoshta ky fakt ka gjeneruar kritika. Nuk është e lehtë për askënd të luajë në Itali. /Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Video/ Fantastik Hysaj, asiston në fitoren e Napolit

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj vazhdon ët shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme. Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit. […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Supersfida e fundjavës/ Lazio-Inter, formacionet zyrtare

Publikuar

-

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës së fundjavës në Serie A, mes Lazios dhe Interit. Diferenca mes tyre është vetëm një pikë, ndaj sot pritet të jetë një sfidë tepër interesante. Juventus kryeson me 57 pikë, Interi me 54, ndërsa Lazio e treta me 53 pikë. Inzaghi ka hedhur në fushë formacionin më të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mungon Ronaldo, Juventusi fiton pa probleme ndaj Brescias/ Presioni kalon tek Interi

Publikuar

-

Juventusi ka fituar 2-0 ndaj Brescia për javën e 24-të të Serisë A, në “Allianz Stadium”. Për bardhezinjtë mungonte sot Ronaldo, i cili ishte lënë pushim sot nga Sarri. Miqtë mbetën me 1 lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aye në minutën e 37-të. Një minutë me vonë, Dybala shënoi golin […]

LEXO TE PLOTE