Connect with Us

Jo vetëm Shqipëria, nga përjashtimi i Turqisë mund të përfitojë edhe… Greqia

Kombëtare

Jo vetëm Shqipëria, nga përjashtimi i Turqisë mund të përfitojë edhe… Greqia

Publikuar

-

UEFA ka hapur zyrtarisht një hetim rreth përshëndetjes ushtarake të futbollistëve turq në ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Francës, duke i cilësuar ato si një gjest politik të papranueshëm. Hetimi disiplinor është ende në fazat e para dhe UEFA nuk ka vendosur ende as datën kur do të shqyrtohet çështja për të cilën janë në mënyrë të veçantë të interesuara dy shtete, Shqipëria dhe Greqia.

Një përjashtim i mundshëm i Turqisë, nëse arrihet në vendimin ekstrem, do të bënte që skuadra e tretë në grup të kualifikohej dhe për këtë në garë janë ende kuqezinjtë bashkë me Islandën, edhe pse kjo e fundit mban vendin e dytë aktualisht me 3 pikë më shumë se skuadra e drejtuar nga Reja. Me pikë të barabarta, golavarazhi ndihmon Shqipërinë që shpreson ta bëjë realitet ngjitjen në këtë pozicion e të shkojë në Europian.

Por nëse është Islanda ajo që mban deri në fund vendin e tretë dhe shkon në Europian, e jo në play-off si i takon falë pejsëmarrjes në Ligën e Kombeve, atëherë ky skenar do të haptë një dritë të gjelbër për Greqinë, e cila do ta shihte veten në mënyrë të papritur si pjesëmarrëse në play-off vitin e ardhshëm.

Edhe Greqia doli i treta në grupin e saj në Ligën e Kombeve e si rrjedhojë humbi mundësinë matematike që të ishte pjesë e play-off për Ligën e Kombeve, ndërsa nëpërmjet eliminatore as që ishte ndonjëherë në garë në grupin e saj. Kalimi i Islandës direkt në Europian do të hapte një tjetër mundësi për Greqinë, pasi lirohej një vend në play-off të Ligës së Kombeve, ku ajo renditet në klasifikimin përgjithshëm e para në radhë mes përfituesve pikërisht para Shqipërisë.

Kjo është aryseja se pse çështja e festimit turk ka pasur shumë jehonë në mediat greke të cilat qartësisht janë pozicionuar pro dënimit të palës turke, duke shpresuar njëkohësisht që edhe Shqipëria të mos bëjë mrekullinë në ndeshjet e mbetura duke i rrëmbyer vendin e tretë Islandës.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: