Connect with Us

Reja: Nuk kemi vetëm Strakoshën, Kumbullën çuditem si nuk e ka parë Italia

Kombëtare

Reja: Nuk kemi vetëm Strakoshën, Kumbullën çuditem si nuk e ka parë Italia

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli ditën e sotme në një intervistë të gjatë për “Radio Sportiva” në Itali, në lidhje me aventurën e tij në krye të Shqipërisë, dhe në veçanti për ndeshjet e tetorit.

Reja komentoi lojtarët e rinj që po marrin rolin e liderit në Kombëtare, teksa u shpreh i habitur si italianët nuk e kishin vënë re Marash Kumbullën. Ai preku edhe çështjen e portës te Shqipëria, por përmendi edhe festimet e turqve që shkaktuan aq shumë polemika.

HUMBJA NË TURQI – Shkoi keq për ne në Turqi, sepse në minutën e 90-të humbëm ndeshjen për shkak të një marrëzie. Por, kemi treguar se jemi një ekip që mund të ndeshemi me këdo. Jemi një kombëtare në rritje, por kemi edhe disa limite. Grupi funksionon dhe kemi edhe besimin e tifozëve shqiptarë.

RISI NË KOMBËTARE – Duhet të ndryshoja shumë, duke afruar shumë të rinj. Kam aktivizuar edhe Kumbullën e Veronës. Në të ardhmen mund të bëhet një ekip i mirë, edhe pse fatkeqësisht na iku mundësia për t’u kualifikuar në Europian. Kumbulla ka zgjedhur Shqipërinë, pasi është i lidhur me vendin e tij. Ka luajtur me të gjitha moshat e Shqipërisë dhe prindërit ishin për ta parë. Çuditem si Italia nuk ia kishte hedhur sytë. Ata edhe ndoshta e kanë kërkuar, por tashmë ai ka zgjedhur.

PORTA –Në lidhje me Strakoshën, më duhet ta vlerësoj situatën. Kemi edhe Berishën, ndaj jemi të mbuluar për portën. Është e vështirë të vendosësh. Në fund të këtij cikli do të bëjmë vlerësimet e duhura.

FESTIMET E TURQISË – Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, që ndoshta do të na kthente ne në rrugën e kualifikimit. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë.

REI MANAJ – Manaj po kthehet. Më kishin thënë që ishte pak gjaknxehtë, por përkundrazi, po vë re një impenjim të madh dhe jam mahnitur. I kërkoj të sakrifikojë në fushë dhe e bën diçka të tillë, ndaj jam i lumtur. Shpresojmë të vazhdojë kështu dhe të maturohet, pasi është 22 vjeç.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Lajm i keq për Kosovën para ndeshjes me Çekinë

Publikuar

-

Nga

Çekia kishte vendosur një muaj më parë që ndeshjen vendimtare kundër Kosovës ta luajë në stadiumin e ‘Doosan Arena’. Stadiumi i përket kampionit të shumëfishtë vendas Viktoria Plzen, por duket se kjo arenë i sjell shumë fat kombëtares çeke, shkruan lajmi.net. Kjo pasi në total në katër ndeshje zyrtare të luajtura aty, Çekia numëron 4 […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Strakosha: Mendojnë se jam te Lazio për shkak të Igli Tares

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha është kthyer përsëri në protagaonist me skuadrën e Lacios, duke e ndihmuar këtë të fundit që të ngjitë një nga një shkallët për t’u kthyer në zonën Champions, aty ku ekipi pretendon të kthehet në sezonin e ardhshëm edhe pse marrëdhëniet me Europën në vitet e fundit nuk i ka pasur aq të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shaland: Ja çfarë dua prej kosovarëve nëse kualifikohemi në Europian

Publikuar

-

Nga

Ndoshta ka bërë zgjedhjen e duhur me atmosferën që krijoi gjatë konferencës për shtyp, pasi në këtë mënyrë, presioni të jetë në nivele minimale. Bernard Shaland, trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka ditur se si të krijojë humor mes batutave të tij përpara duelit jetik me Çekinë. Zvicerani, i cili së bashku me djemtë e […]

LEXO TE PLOTE