Connect with Us

Reja: Shpresoj të dënohet Turqia, kështu do kemi shanse për Europianin

Kombëtare

Reja: Shpresoj të dënohet Turqia, kështu do kemi shanse për Europianin

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, në intervistën e tij për “Radio Sportiva” në Itali, teksa komenton paraqitjet e ekipit të tij si dhe lojtarët e rinj të afruar, ndalet edhe tek një temë delikate.

Reja shprehet se u habit nga festimi i lojtarëve turq, dhe pasi ata e përsëriten edhe ndaj Francës, tekniku italian shpreson që UEFA të marrë masa ndaj tyre.

Edhe pse i quan shpresa egoiste, një përjashtim të mundshëm të Turqisë nga UEFA, trajneri Reja nuk i përjashton. Ai shprehet se Turqia mund ta kalojë me gjobë, por gjithashtu ka shpresë se nëse UEFA merr një vendim drastik ndaj tyre, kjo mund ta ndihmonte Shqipërinë të rikthehej sërish me shpresa për një kualifikim të mundshëm në Europian. Ja një pjesë nga intervista e Rejës:

FESTIMET E TURQISË – Pas ndeshjes kundër Turqisë pamë që u rreshtuan dhe bënë një përshëndetje ushtarake. Ishim të befasuar. Janë gjeste që duhet të censurohen. Pavarësisht gjithçkaje, ata e bënë diçka të tillë edhe kundër Francës. Shpresoj që UEFA të marrë masa kundër Turqisë, që ndoshta do të na kthente ne në rrugën e kualifikimit. Përveç atyre shpresave egoiste që mund të kemi ne, mendoj se do ta kalojnë me një gjobë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Duka frenon rinovimin e Edi Rejës, ja ç’po ndodh te kombëtarja shqiptare

Publikuar

-

Nga

Edi Reja me shumë mundësi do të jetë trajneri i Shqipërisë edhe në të ardhmen. Me shumë mundësi, sepse marrëveshja ende nuk është zyrtarizuar. Vetë presidenti i federatës, Armand Duka, pas lajmit që qarkulloi dje afër mesnatës në lidhje me teknikun e ri të kuqezinjve saktësoi për “Panorama Sport”: “Jo, akoma nuk e kemi një […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Vedat Muriqi te Lazio, Igli Tare hedh hapin e radhës

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e disa klubeve me shumë emër në arenën europiane, si Atletiko Madrid apo Totenhem. Sulmuesi ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse me Fenerbahçen, pa harruar edhe ato me Kosovën. Në këtë formë, vëmendja ndaj tij është maksimale. Ndërkohë, një sy tek 25-vjeçari e ka edhe Lacio. Trajneri Simone Inzagi e preferon për […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ndihmësi i Edi Rejës: Ky lojtar i Shqipërisë do bëjë një karrierë të madhe

Publikuar

-

Nga

Para mediave zakonisht janë paraqitur Hamdi Salihi dhe Ervin Bulku, por krahu i djathtë i vërtetë i Edi Rejas gjatë eksperiencës së tij shqiptare ka qenë gjithmonë Serxhio Porrini. Ish-futbollisti i Juventusit ka qenë ai që ka bërë pjesën e skautimit të lojtarëve që duheshin ndjekur nga afër e ka qenë këshilltari i parë i […]

LEXO TE PLOTE