Connect with Us

Volejboll/ Vajzat e Partizanit shkruajnë historinë në Champions League

Sport

Volejboll/ Vajzat e Partizanit shkruajnë historinë në Champions League

Publikuar

-

Partizani në volejboll për femra ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në turin e dytë të Champions League. Vajzat nga kryeqyteti kanë triumfuar edhe në ndeshjen e dytë ndaj ekipit boshnjak të ZOK Bimal-Jedinstvo. Në kryeqytet vajzat e drejtuara nga Nejat Sancak kishin fituar me rezultatin 3-1. Këtë herë triumfi ishte më i ngushtë, 2-3. Shorti i ka rezervuar ekipit kryeqytetas në turin e dytë skuadrën e Vasas.

Sa i takon ndeshjes së sotme, Partizani e nisi mirë dhe e fitoi setin e parë me rezultatin 21-25. Kundërpërgjigja e skuadrës vendase ishte e menjëhershme, pasi i barazuan shifrat në 1-1. Seti i dytë u mbyll me shifrat 25-19.

Vajzat e skuadrës së kuqe u mobilizuan sërish dhe ia dolën të fitojnë 18-25 në setin e tretë dhe kalimi në turin e dytë në Champions League u sigurua. Boshnjaket e barazuan ndeshjen, pasi triumfuan 25-21 në setin e katërt. Seti final u fitua nga Partizani, 13-15, dhe festa ishte e gjitha e kuqe. Edhe klubi i futbollit e ka përjetuar këtë sukses, teksa kanë bërë edhe një postim në faqen zyrtare në “Facebook”. /abcnews.al

KRENAR PËR JU VAJZAEKIPI KAMPION I PARTIZANIT NË VOLEJBOLL KUALIFIKOHET NË RAUNDIN E DYTË TË LIGËS SË KAMPIONEVE…

Gepostet von FK Partizani Albania am Mittwoch, 16. Oktober 2019

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Po mahnit Slloveninë me golat nga distanca, Çekiçi: Ja sekreti i goditjeve “alla-Pirlo”

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i një goditjeje dënimi është një specialitet që pak herë ka qenë i shfrytëzueshëm në Kombëtaren shqiptare. Ervin Skela, Adrian Aliaj, Alban Meha dhe Ergys Kaçe janë katër emrat që ndër vite deri më sot kanë lënë gjurmë me gola të bukurshënuar nga distanca. Së fundmi, një yll i ri nga Kombëtaret e moshave […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtarja U19 turpërohet keq nga Greqia

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka regjistruar një humbje turpëruese, ndaj Greqisë U-19, në sfidën e zhvilluar në Belgjikë, teksa u mposht me rezultatin e thellë 5-1. Kjo përballje ishte e vlefshme për Grupin 4 eliminator. Kuqezinjtë vinin në këtë turne me synime të qarta, teksa kërkonin kualifikimin, por kjo disfatë, duke […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ibra i jep fund zyrtarisht aventurës në Amerikë, e mbyll me një batutë brilante

Publikuar

-

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, është larguar nga skuadra e LA Galaxy. Gjiganti njihet për karizmën e tij dhe ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale për të “goditur” për herë të fundit, gjë që e ka bërë shpesh gjatë kohës së tij në Amerikën e largët. Në një postim në Instagram, Ibra konfirmoi se është larguar […]

LEXO TE PLOTE