Connect with Us

Ylli i Milanit bën premtimin e madh/ Ja në cilin vend do të renditemi në fund të sezonit

Seria A

Ylli i Milanit bën premtimin e madh/ Ja në cilin vend do të renditemi në fund të sezonit

Publikuar

-

Edhe pse Milani nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon, lojtari i transferuar verën e fundit për 20 milionë euro, Theo Hernandez, beson se kuqezinjtë do të kapin vendin e katërt në fund të sezonit, që të çon në Champions League. Francezi e sheh si pozitiv ardhjen e trajnerit të ri, Stefano Pioli, që zëvendësoi Marco Giampaolon.

“Tani kemi një trajner për të cilin mendoj se është shumë i mirë dhe jam i sigurt se do t’ia dalim mbarë me të. Nuk e kam njohur më parë, por atij i pëlqen të luajë futboll të mirë dhe ka ide të qarta”, tha Hernandez për “Sky Sport”.

“Unë besoj se do ta mbyllim kampionatin në vendin e katërt, sepse i kemi mundësitë për ta arritur këtë objektiv. Kemi një ekip të mirë, që do të luftojë shumë për zonën e Champions League dhe do të japë më të mirën në fushën e lojës duke filluar nga ndeshja me Leccen këtë fundjavë” përfundoi mbrojtësi francez.

22-vjeçari i ka bërë të gjithë për vete me paraqitjet e tij të para tepër pozitve te kuqezinjtë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: