Connect with Us

Deklarata e papritur e Bushit: Dua vetëm një kombëtare, gjithmonë kam bërtitur për Kosovën

Kombëtare

Deklarata e papritur e Bushit: Dua vetëm një kombëtare, gjithmonë kam bërtitur për Kosovën

Publikuar

-

Shqipëria U-21 arriti të merrte tre pikët e para në grup për kualifikueset e Europianit, pasi mposhti Kosovën U-21 me rezultatin 2-1. Golat e Tafës dhe Mucollit ishin ato që vendosën edhe historikun e ndeshjes, duke e lënë realizimin e Baftiut vetëm si statistikë.

Në një intervistë pas ndeshjes për “RTK”, trajneri i kuqezinjëve, Alban Bushi, është shprehur se nëse Shqipëria dhe Kosova do të ishin një Kombëtare, atëherë do të ishte si Franca për futbollistët dhe kualitetet e mëdha që do ishin në stol.

“Ishte ndeshje me emocione dhe ne nuk e kishim marrë si vëllazërore në fushën e lojës, por jashtë saj. Ndeshjen e fitoi ekipi më i mirë. Në pjesën e parë ishim shumë mirë dhe mund ta zgjidhnim gjithçka më herët se Kosova, që kishte disa shanse në të dytën. Fitorja erdhi në momentin e duhur. Kosova ka prodhuar gjithmonë sportistë dhe ka gjeneratë të artë. Por edhe Shqipëria ka një gjeneratë të artë. Do të donim një Kombëtare, që të ishte super e mirë. Flas për anën profesionale.

Një Kombëtare do të ishte shumë e bukur. Por nga ana tjetër ka aq shumë talente që do të ngelnin jashtë dhe do të bëhej një Francë pastaj. Ne gëzohemi për Kosovën, Kosova gëzohet për ne. Të them të drejtën, unë është hera e parë që nuk kam gëzuar kur bëri gol Kosova, se gjithmonë kam bërtitur për të”, ka thënë Alban Bushi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: