Connect with Us

Jonuz: Unë nuk jam si Lerda, jemi një surprizë për Partizanin

Sport

Jonuz: Unë nuk jam si Lerda, jemi një surprizë për Partizanin

Publikuar

-

Vllaznia do të presë në stadiumin “Loro Boriçi”  Partizanin ditën e nesërme, në një ndeshje që do të jetë shumë e rëndësishme për të dyja skuadra. Në prag të kësaj sfide, e cila mund të konsiderohet edhe si më interesantja e kësaj jave, ka dalë në konferencë për shtyp trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, i cili nuk i ka kursyer lëvdatat për ekipin e kuq: “Dua të flas për ndeshjen me Partizanin, që është shumë e rëndësishme. Pas kësaj ndeshje kemi sfidat me Laçin dhe Flamurtarin dhe dy ndeshje të tjera. Është një muaj i rëndësishëm për klubin dhe lojtarët.

Partizani është ekipi kampion, janë ekip i mirë dhe kanë trajneri shumë të mirë. Asanin dhe Belicën i njoh. Vijmë pas dy fitoreve dhe psikologjikisht jemi mirë. Është situatë ndryshe pas dy ndeshjeve të para. Kemi luajtur disa ndeshje së bashku dhe lojtarët janë në maksimumin e tyre.  Nesër presim sa më shumë tifozë në stadium. Shpresoj të dalim të gjithë të lumtur. Kërkoj nga lojtarët e mi që të japin maksimumin. E kam parë Partizanin në video dhe në stadium. Kam folur me lojtarët për Partizanin dhe nesër kemi një surprizë për ta. Nuk ua them tani.”

Gjithashtu Jonuz u shpreh se e njeh mirë kundërshtarin, dhe ka një mesazh për lojtarët dhe tifozët. “Pres çdo gjë nga kjo ndeshje. Ata ndryshojnë shpesh taktikisht, herë luajnë me tre mbrojtës, herë me katër. Ka raste që luajnë me tre ose dy sulmues. E rëndësishme është që kemi shumë lojtarë që luajnë në disa pozicione dhe mund t’i përdorim kudo. Kam një mesazh për lojtarët dhe tifozët: të kenë vetëkontroll. Lojtarët të jenë të lidhur dhe të kenë kujdes në 20 minutat e para. Nuk ka eufori, është një ndeshje si të tjerat, tre pikë të japin ndeshjet me këdo. Nëse fitojmë atëherë do të jetë një situatë e mirë për të gjithë.”

“Çinari? Nuk është i rëndësishëm Çinari apo Asani, por i gjithë ekipi. Nuk flitet vetëm për një lojtar. Nuk kemi aspak presion, është vetëm fillimi i kampionatit. Formacioni. Nuk flas për të sot. Nuk e di nëse më kënaq barazimi. Unë luaj për të fituar.” Trajneri tha se ai dhe tekniku i Partizanit, Franko Lerda kanë filozofi të ndryshme.

“Kemi komplet filozofi ndryshe me italianët. Ne ballkanasit jemi të ngjashëm. Gjoka ka shkuar te Shkëndija, disa nga Maqedonia janë në Kosovë dhe këtu. Jemi të njëjtë ne ballkanasit, kurse italianët janë ndryshe.”

Nuk mund të largohej pa folur edhe për titullin, pas këtij fillimi të mirë që i ka bërë kampionatit.

“Një fitore ju ngacmon për titullin? Është vetëm fillimi, është bukur. E thasë edhe më parë, këtë muaj duhet të shohim shumë gjëra. Bën mirë për lojtarët dhe të gjithë që të kemi vazhdimësi. Pas pesë ndeshjeve këtë muaj presim të shohim situatën. E kam thënë se kjo skuadër ka nevojë për punë. Unë nuk jam magjistar.”/Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: