Connect with Us

Kush i paguan sulmet ndaj Skënderbeut në mediat europiane?

Super Liga

Kush i paguan sulmet ndaj Skënderbeut në mediat europiane?

Publikuar

-

Ekipi korçar i Skenderbeut, skuadra që shkroi historinë Europiane për klubet shqiptare duket se ende ka ngelur halë në sy të grupeve apo klaneve mafioze që sajojnë intriga duke shpenzuar miliona në mediat sportive europiane.

Disa javë më parë një media austriake nxori një futbollist të akuzuar për drogë që përfundoi në pranga dhe gazeta kërkoi të falur, por pasi hodhi një lumë balte mbi ekipin dhe drejtuesit e Skenderbeut.

Sot ka qene  Spiegel Online që ka shkruar një tjetër artikull. Sërish një porosi, sërish një intrigë dhe një abuzim.

Gazetari ka gjetur disa tifozë të cilët flasin të vërtetën dhe janë të shqetësuar për pasdojat që pati Skenderbëu, ata i  quajnë akuzat të pavërteta dhe ekipin e tyre viktimë.

Gazetari nuk është kënaqur me kaq, në një komënt në rrjeshta ai thotë se pas Agim Zeqos president i ekipit u bë Ardian Takaj një biznesmen naftë. Qesharake dhe e turpshme, asgje e vërtetë dhe këtë e di gjithë Shqipëria.

Gënjështat dhe manipulimet shkojnë deri tek ish-kryeminsitrin Sali Berisha që e bëjne antar bordi tek Skenderbeu, apo Rezar Taçin e Kolonjës që Skenderbeu e nxori nga kategoria, pa folur më tek për ish-Ministrin e financave Ridvan Bode.

Sërish sot një sulm ndaj Skënderbeut, ndaj ish drejtuesve të saj, shpifje dhe manipulime, gënjeshtra të rëndomta të cilat duken të jenë intriga me pagesë dhe fantazitë e shfrenuara të atyre që urrejne Skenderbeun dhe Korçën, që nuk po ngopen me sulmet ndaj korçarëve.

Mirë ekipi u dënua 10 vite dhe një qytet u “vra”, por ende nuk po ngopen me hakmarrjen ndaj ekipit korcar.

Mirë kali na ngordhi por dhe  mizat nuk na lenë rahat, kjo fjalë e moçme, vlen shumë në këto momente.

Gjithsesi të presim reagimin e klubit korçar që pritet të jetë shumë i ashpër si në rastin me median austriake e cila u tërhoq dhe kërkoi ndjesë./CNA.al

 

Mediat gjermane artikull për Skënderbeun: Si manipulimet e ndeshjeve shkatërruan futbollin shqiptar

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Humbja ndaj Tiranës, Kukësi akuzon gjyqtarin Hamiti dhe publikon provat për njëanshmëri

Publikuar

-

Nga

Te Kukësi mendojnë se humbja në ndeshjen direkte për kreun kundër Tiranës është edhe meritë e një gjykimi të njëanshëm të kryesorit Eldorian Hamiti. Klubi verilindor ka shpërndarë nëpërmjet zyrës për shtyp një video në të cilën rreshton rastet ku sipas tij gjyqtari ndërkombëtar ka vepruar në favor të bardhebluve duke i dëmtuar e duke […]

LEXO TE PLOTE