Connect with Us

Merret vendimi përfundimtar, ja cila ndeshje do e inagurojë

Kombëtare

Merret vendimi përfundimtar, ja cila ndeshje do e inagurojë

Publikuar

-

Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inaguruese në stadiumin më të ri në vendin tonë, në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit për eliminatoret e kampionatit Europian, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorës, 3 ditë përpara ndeshjes me Francën, më 14 nëntor, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”.

Një zgjedhje kjo për t’i lënë ekskluzivitetin e inagurimit të “Arenës Kombëtare” një ndeshjeje të madhe si ajo mes Shqipërisë edhe Francës më 17 nëntor, shkruan “Top Channel”. Por pa mbërritur deri atje, më 3 nëntor do të jetë testi zyrtar i impiantit të ri më të madh dhe më modern sportiv në vend. Përfaqësues të UEFA-s që do të monitorojnë dhe kontrollojnë çdo sistem të këtij impianti të ri do të jenë të pranishme në Tiranë për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apollonisë, një takim ky i vlefshëm për kampionatin e femrave.

Gjithashtu një lajm deri diku pozitiv për sportëdashësit që kanë shprehur një interesim të madh për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë, është çmimi i tyre. Biletat e ndeshjes inaguruese të stadiumit për ndeshjen me Francën do të jenë me një çmim mesatar prej 2200 lekësh. Çmimi më i lirë që do të dalë në shitje për këtë ndeshje do të jetë 1500 lekë dhe më i shtrenjti 5000 lekë.

Ndërkohë që nuk do të dalë në shitje fare tribuna e “Arenës Kombëtare” për ndeshjen me Francën, pasi pjesa më e madhe janë ftesa, për UEFA-n, qeverinë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët e FSHF-s. Javën e ardhshme do të dalin në shitje biletat e të dyja ndeshjeve, me Andorën dhe Francën, ndërkohë që ndeshja testuese e femrave mes Vllaznisë dhe Apollonisë do te jetë e hapur falas per publikun që do të ketë kuriozitet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Video/ Fantastik Hysaj, asiston në fitoren e Napolit

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj vazhdon ët shtyjë takimin me golin në Serinë A, por gjithsesi ndihmon herë pas here me asistet e tij që skuadra e Napolit të marrë pikë të rëndësishme. Kështu ka qene dhe sot, kur një pasim i mbrojtësit të përfaqësueses shqiptare ka zgjidhur një ndeshje që dukej e komplikuar për napolitanët përballë Kaljarit. […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtarja e femrave dhuron spektakël në “Air Albania”, i shënon 5 gola Malit të Zi

Publikuar

-

Nga

Shqipëria e femrave U-16 ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe ka mundur me rezultatin 5-2 Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet. Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje. Golat në […]

LEXO TE PLOTE