Connect with Us

“Nipçja” i Dajës: Ja pse e mundim Kukësin

Sport

“Nipçja” i Dajës: Ja pse e mundim Kukësin

Publikuar

-

Asion Daja komenton për herë të parë aventurën e tij te Skënderbeu më shumë se një muaj pas mbërritjes në Korçë. Mesfushori kryeqytetas ka folur në një intervistë për “Panorama Sport” në lidhje me këtë eksperiencë të re në karrierën e tij, ecurinë e Skënderbeut në kampionat dhe është ndalur edhe te marrëdhënia me Ilir Dajën, trajnerin, me të cilin kanë të njëjtin mbiemër.

Shtatë javë në Korçë, si kanë qenë këto ditë për Asion Dajën te Skënderbeu?

Të them të drejtën jam ndier shumë mirë këtu te Skënderbeu, pasi që në javët e para që kam ardhur, tifozëria më ka pritur shumë mirë. Ekipi po ashtu më ka pritur mjaft mirë dhe kjo më ka shërbyer që të ambientohem. Përtej kësaj, them se kemi bërë mirë edhe si ekip dhe personalisht, por normale që e mira nuk ka asnjëherë fund.

Asion sa ju ka kushtëzuar ai dëmtim në ndeshjen e parë tuajën…

Të them të drejtën, më ka penalizuar disi, pasi nuk kam qenë gjatë gjithë kohës në formën time optimale dhe besoj se do të kisha bërë akoma edhe më mirë në fushë. Por tani e kam hedhur pas dëmtimin dhe jam gati.

Ndeshja me Kukësin, sa e vështirë do të jetë?

Sikundër e thashë, ky kampionat është disi i çuditshëm. Çdo ndeshje është e vështirë dhe ka rezultate surprizë. Kukësi ka një ekip pretendent për titull dhe një trajner që e njeh mirë kampionatin shqiptar. Favori ynë është që luajmë në shtëpi përballë tifozëve tanë. Kjo ndeshje s’ka nevojë për motivim, pasi të luash përballë tyre të vetmotivon. Duhet të tregojmë vlerat tona në këtë takim.

Do jetë pozitive për ju që Kukësi është jashtë forme, nisur nga humbjet e fundit?

Kjo, të them të drejtën, është një thikë me dy presa. Një ekip, në kushte të tilla, do të mobilizohet më shumë për të kthyer rezultatet pozitive.

A ju ngacmojnë shpesh shokët, për shkak të mbiemrit?

Po. Të them të drejtën, po, ka batuta. Dikush thotë “nipçe”, dikush një batutë tjetër. Edhe tani që më lajmëroi për intervistën, më thirri “nipçe”. Janë ngacmime që gjithmonë janë pozitive për harmoninë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: