Connect with Us

Olainkën nuk e donte, Kombëtarja shqiptare natyralizon dy brazilianë

Kombëtare

Olainkën nuk e donte, Kombëtarja shqiptare natyralizon dy brazilianë

Publikuar

-

Për Piter Olainkën nuk ka vend në Kombëtaren shqiptare, ndonëse bëhet fjalë për një sulmues të nivelit të lartë, e që e nisi rrugëtimin e tij në futbollin profesionist nga Shqipëria, me skuadrat e  Bylisit dhe Skënderbeut. Në Shqipërie dhe pse nigeriani kishte dëshirë që të luante për fanellën kuqezi ja mbyllën dyert, ndërsa duket se nuk ndodh kështu në një tjetër kombëtare kuqezi, atë të futbollit të sallës.

Në listën e zbardhur sot nga FSHF-ja bien në sy emrat e dy brazilianëve. Kjo është një risi por edhe një rast i çuditshëm për standardet që ndjek federata jonë…

Shqipëria e Futsallës ka filluar përgatitjet për raundin e dytë eliminator të vlefshëm për Kampionatin Botëror të Futsallit “Lituani 2020”. Në muajin janar, skuadra e trajnerit Erind Resuli, arriti një kualifikim historik duke u kualifikuar për në fazën e dytë të eliminatoreve të botërorit, pasi mundi Greqinë dhe San Marinon, gjatë turneut të zhvilluar në Shkup.

Në listë bien në sy dy brazilianët, Julio Cezar De Melo si dhe Cristiano Da Silva Cardoso, shkruan “Vipsport.al”.

Skuadra po përgatitet intensivisht në Prishtinë, dhe në urdhrat e Resulit janë plot 20 lojtarë të cilët vijnë nga kampionati shqiptar, kosovar, i Maqedonisë së Veriut por dhe nga shumë skuadra në Europë. Pas grumbullimit 5 ditor në Prishtinë, ku skuadra po zhvillon nga dy seanca stërvitore në ditë, më datë 21 Tetor i gjithë grupi udhëton drejt Rumanisë, që është edhe mikpritësja e turneut.

Ndeshja e parë për kuqezinjtë është më 23 Tetor, në orën 15:30 ndaj Kazakistanit. Një ditë pas ndeshjesh me kazakët, vjen përballja me vendasit e Rumanisë e cila do të luhet në orën 18:00. Main Round, Grupi 5 kualifikues, do të mbyllet me përballjen ndaj Holandës në datë 26 Tetor, në orën 15:30.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Erind Resuli, ku figurojnë mes emrave të tjerë edhe dy brazilianët…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: