Connect with Us

Teuta kryeson Superligën/ Shkëmbi: Sa më shumë të rrish lart, aq…

Super Liga

Teuta kryeson Superligën/ Shkëmbi: Sa më shumë të rrish lart, aq…

Publikuar

-

I kënaqur për pikët por edhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë. Trajneri i Teutës Bledi Shkëmbi komplimentoi futbollistët për paraqitjen në ndeshjen ndaj Flamurtarit, ndërsa në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu sfidën.

Vlerësim maksimal ndaj vendit të fundit në renditje…

Komplimenta lojtarëve. Kemi punuar gjithë javën duke qenë serioz se ishte një ndeshje e vështirë. Ndeshjet më të vështira, janë ato që në letër quhen të lehta. Bënë më të mirën në fushë, kërkuan fitoren. Patëm ndonjë moment edhe situata jo të mira, normale në një ndeshje.

Pak gola, sulmi problem. Çfarë duhet të bëni për ta rregulluar?

Teuta duhet të vijojë të luajë si sot në pjesën e dytë, patëm shumë raste. Duhet të stërvitemi të punojmë, që këto raste t’i shënojmë. Nuk ndodh që të shënohen të gjitha rastet, por të bëjmë ndonjë gol më tjetër.

Dy sulmuesit, nuk shënuan edhe pas shumë krosimesh nga krahët…

Kemi punuar shumë për krosimet nga krahu i djathtë me Çyrbjen. Më vjen keq që me gjithë ato krosime, sulmuesit nuk shfrytëzuan asnjë. Vazhdoj të kem besim dhe do punojmë të përmirësohemi akoma. Për sa i përket Avdylit, mendova që të ishte në të majtë, në skemën 4-4-2, por jo gjithmonë i hapur. Çyrbja shtynte më shumë në krah. Avdyli ishte më në qendër. Nuk ishte në rolin e tij më të mirë, por kshu e mendova për sot, dhe nuk shkoi keq.

Në vendin e parë pas kësaj fitore. Po ambientoheni me kreun për të qenë rival për titullin?

E kam thënë se në vend të parë duhet të jesh në ndeshjen e fundit të kampionatit, kjo ka rëndësi. Sa më shumë të rrish lart, aq më shumë ambientohesh. Shpresojmë të qëndrojmë sa më gjatë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Prej 18 vitesh në botën e sportit, shpërthen gazetari: Nuk më akredituan sahanlëpirësit

Publikuar

-

Nga

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45 do të luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës. Stadiumi do jetë i tejmbushur, ku përvec tifozëve, do ketë edhe personalitete të ndryshme. Megjithatë jashtë kanë mbetur gazetarë të sportit, mes tyre edhe Eduard Ilnica, i cili ka mbi 18 vite ne kete fushe. Ja statusi i tij: Për zarat […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eros Grezda pranë kalimit në Turqi, madje te një ekip i madh

Publikuar

-

Nga

Eros Grezda po kalon një nga periudhat më të vështira të karrierës së tij, me skocezët e Reinxhërs. Sulmuesi kishte disa probleme me këtë skuadër në muajin shtator, të cilët menduan ta largonin futbollistin që në atë kohë, por më pas bënë prapakthehu. Megjithatë një largim i lojtarit në merkaton e janarit është i mundshëm, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana nis merkaton, një sulmuesi i ri shfaqet në stërvitje

Publikuar

-

Nga

Mario Morina “ka lon” te bardhe blutë. Ama deri në janar. Sulmuesi do të stërvitet me skuadrën që drejtohet nga Julian Ahmataj dhe nëse ia del të jetë në formë, mund të ketë një shans për të qenë pjesë e Tiranës. Sulmuesi tiranas që më parë ka veshur fanellën bardheblu prej dy ditësh është pjesë […]

LEXO TE PLOTE