Connect with Us

Teuta mund Flamurtarin dhe fluturon drejt kreut/ Vendos futbollisti i Kombëtares

Sport

Teuta mund Flamurtarin dhe fluturon drejt kreut/ Vendos futbollisti i Kombëtares

Publikuar

-

Java e tetë e Superiores ka nisur sot me takimin mes Teutës dhe Flamurtarit. Ndeshja u luajt në “Elbasan Arena”, pasi në “Niko Dovana” po bëhen punime.

Djemtë e Shkëmbit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0, në një ndeshje pa shumë emocione. Pjesa e parë ishte e vakët dhe u mbyll në barazim pa gola. Në fillim të pjesës së dytë, “Djemtë e Detit” gjejnë golin me Sherif Kallakun. Futbollisti i Kombëtares U-21 brenda zone shmangu mbrojtësin e Flamurtarit dhe dërgoi topin në rrjetën e Moçkës me një goditje të bukur.

Pas golit, Teuta mundohet që të mbyllë ndeshjen dhe sulmon pareshtur vlonjatët, por rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

Pas kësaj fitoreje, Teuta merr vendin e parë me 15 pikë, ndërsa Flamurtari vazhdon të jetë i zhytyr në fund të tabelës me dy pikë. 4 ndeshjet e tjera të javës së tetë luhen nesër. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Reja i zhgënjyer: Ja çfarë nuk më pëlqeu sonte te ekipi

Publikuar

-

Nga

Edi Reja, trajneri i Kombëtares, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, pas ndeshjes duke thënë: Barazimi ndaj Andorrës? “Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë ndeshje që kemi bërë. Nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtëreve në fushë, nuk më pëlqeu loja, por as rezultati”. Golat e pësuar? “Sot u treguam mëndjelehtë, na vuri në vështirësi […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Balaj: E pabesueshme të të shënojë Andorra dy gola

Publikuar

-

Nga

Bekim Balaj, sulmuesi i Kombëtares, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, dhe është shprehur shumë i zhgënjyer për barazimin ndaj Andorrës, ku sipas tij duhet të ishte bërë më shumë. “Sigurisht që mund të bënim shumë më tepër. Nuk duhej ky barazim në shtëpi. Ndeshja nisi mirë, shënuam shpëjt. Por të vjen keq që morëm […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020: Anglia dhe Portugalia shpartallojnë kundërshtarët, Franca fiton me përmbysje

Publikuar

-

Portugalia ka shpartalluar Lituaninë me rezultatin tenistik 6-0 në Estadio Algarve të Faro/Loule. Kampionët në fuqi të Europës kanë shfaqur një formë fantastike në shtëpi duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për kualifikimin. Megjithatë, lufta me Serbinë do të jetë e fortë teksa edhe ballkanasit e kanë fituar sfidën e tyre ndaj Luksemburgun me […]

LEXO TE PLOTE