Connect with Us

Ylli i Realit e thotë me zë të lartë/ Messi është idhulli im

La Liga

Ylli i Realit e thotë me zë të lartë/ Messi është idhulli im

Publikuar

-

Dikur ishte pjesë e Barcelonës, por nga vera e shkuar ai zgjodhi të transferohej te Reali. I mjaftuan pak minuta në ndeshjet miqësore me ekipin e Zidane dhe Takefusa Kubo bëri për vete të gjithë tifozët.

Për t’u rritur akoma edhe më shumë, Reali e huazoi 18-vjeçarin japonez te Mallorca. Në prag të përballjes së fundjavës mes dy ekipeve, Kubo ka bërë një deklaratë të fortë që shumë tifozëve të Realit nuk do t’u pëlqejë.

“Idhulli im ka qenë dhe është Messi. Nuk e di se sa vjeç është, por është fantastike që vazhdon e shënon aq shumë gola”, u shpreh Kubo.

18-vjeçari foli edhe për transferimin te Reali dhe lojtarin më të mirë të gjeneratës së re.

“Reali më donte me çdo kusht, luftoi për mua dhë në fund më bindën me projektin e tyre. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi kaq të madh. Futbollisti më i mirë i gjeneratës së re është Mbappe”, tha ylli japonez. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

E thonë statistikat/ Dështaku i Barçës është lojtari i huazuar më i vlerësuar

Publikuar

-

Observatori i futbollit CIES, i specializuar në analizimin e statistikave, ka listuar 50 futbollistët e huazuar në 5 ligat më të mëdha me vlerën më të lartë në treg. Në krye të tabelës qëndron Philippe Coutinho. Sidoqoftë, çmimi për brazilianin, siç del nga algoritmi i CIES (96.5 milionë €), është më i ulët se opsioni […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ylli i Realit tregohet i sinqertë, ja çfarë dëshiron të ndodhë me Barcelonën

Publikuar

-

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka rrëfyer se do të dëshironte të shihte Barcelonën duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, që në fazën e grupeve. Katalanasit janë në krye të grupit F, por nëse humbin dy ndeshjet e fundit, mund të mbeten jashtë. “A do të doja ta shihja Barcelonën jashtë Champions-it? Nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

ZYRTARE/ Ja data dhe orari i saktë kur do të luhet “El Clasico”

Publikuar

-

“El Clasico” e parë për këtë sezon ishte programuar të luhej më 26 tetor, por u shty për shkak të situatës së tensionuar në Katalonjë. Pas shumë bisedimeve mes Federatës dhe dy klubeve është vendosur që përballja e shumëpritur të luhet më 18 dhjetor. Sot është zbuluar edhe ora në të cilën do të fillojë […]

LEXO TE PLOTE