Connect with Us

Barcelona shënon 3 gola, dhuron spektakël dhe merr vendin e parë

La Liga

Barcelona shënon 3 gola, dhuron spektakël dhe merr vendin e parë

Publikuar

-

Barcelona ka fituar 0-3 në Eibar, për javën e 9 të La Ligës. Ishte Griezmann që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 13′, pas asistit perfekt të patriotit të tij, Lenglet. Me rezultatin 0-1 mbyllet pjesa e parë.

Në minutën e 58′, Barcelona shënoi golin e dytë. Messi me shokë na kthyen në kohën e Guardiolës, pasime të shumta të stilit “tiki-taka” dhe në fund Leo dërgon topin në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=Rv0k0CG-Hck

Në minutën e 66′, kombinimi perfekt Griezmann-Messi-Suarez solli edhe golin e tretë.

https://www.youtube.com/watch?v=0ojq6OQ0CJ0

Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson renditjen momentalisht me 19 pikë, një më shumë së Reali i vendit të dytë. Gjithashtu, katalanasit kanë gjetur më në fund kiminë e duhur mes treshes së sulmit, Messi-Suarez-Griezmann, gjë që gëzon pa masë Valverden dhe tifozët. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Lajm i keq, rikthimi i La Ligës duket i pamundur

Publikuar

-

Nga

Nëse Bundesliga po bëhet gati të kthehet në fushë, e Seria A shpreson që shumë shpejt të ketë dritën e gjelbër, në Spanjë nuk janë edhe aq të sigurt se mund të luajnë këtë sezon. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Ijia, ka shpjeguar se nuk mund të shprehet për momentin rreth kësaj teme, pasi futbolli nuk […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Qëndroi vetëm një vit, por ishte i pamëshirshëm për kundërshtarët/ Shijoni 47 golat e fenomenit me fanellën e Barcelonës

Publikuar

-

Nga

Adhuruesit e vjetër të Barcelonës ende vazhdojnë ta kujtojnë me mall brazilianin Ronaldo. Legjenda braziliane qëndroi vetëm një vit në Camp Nou, kur Barcelona e transferoi në vitin 1996 nga PSV Eindhoven për 15 milionë euro. Por në vitin e tij të vetëm në kataluni, Ronaldo shkëlqeu duke treguar se është një nga sulmuesit më […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

La Liga pa tifozë deri në vitin 2021

Publikuar

-

Nga

Në pjesën më të madhe të Evropës skuadrat kanë filluar apo po mendojnë të rinisin stërvitjet, për t’u rikthyer në fushë dhe vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. UEFA ka mbështetur idenë e rikthimit të futbollit, duke u kërkuar federatave që të përfundojnë sezonin të paktën deri në fund të korrikut, dhe muaji gusht të […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: