Connect with Us

Gati inagurimi/ Nuk do e besoni sa kushtojnë biletat për ndeshjen Shqipëri-Francë

Kombëtare

Gati inagurimi/ Nuk do e besoni sa kushtojnë biletat për ndeshjen Shqipëri-Francë

Publikuar

-

Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inauguruese në stadiumin më të ri në vendin tonë, në “Arenën Kombëtare” të kryeqytetit. Ndërkohë që kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit për eliminatoret e kampionatit Europian, Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me qeverinë kanë vendosur që ndeshjen mes Shqipërisë dhe Andorrës, 3 ditë përpara ndeshjes me Francën, më 14 nëntor, ta zhvillojnë në “Elbasan Arena”.

Sipas asaj që raporton “Top Channel”, kjo është një zgjedhje për t’i lënë ekskluzivitetin e inaugurimit të “Arenës Kombëtare” një ndeshjeje të madhe si ajo mes Shqipërisë dhe Francës më 17 nëntor. Por pa mbërritur deri atje, më 3 nëntor do të jetë testi zyrtar i impiantit të ri më të madh dhe më modern sportiv në vend.

Përfaqësues të UEFA-s që do të monitorojnë dhe kontrollojnë çdo sistem të këtij impianti të ri do të jenë të pranishëm në Tiranë për ndeshjen mes Vllaznisë dhe Apolonisë, një takim ky i vlefshëm për kampionatin e femrave. Gjithashtu bëhet me dije se biletat e ndeshjes inauguruese të stadiumit për ndeshjen me Francën do të jenë me një çmim mesatar prej 2200 lekësh.

Çmimi më i lirë që do të dalë në shitje për këtë ndeshje do të jetë 1500 lekë dhe më i shtrenjti 5000 lekë per tifozet e thjeshte pasi ne tribunen VIP do kete cmime te tjera.. Ndërkohë që nuk do të dalë në shitje fare tribuna kryesore e “Arenës Kombëtare” për ndeshjen me Francën, pasi pjesa më e madhe janë ftesa, për UEFA-n, qeverinë, sponsorët dhe bashkëpunëtorët e FSHF-së.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: