Connect with Us

Napoli mund ekipin e ‘shqiptarëve’ dhe afrohet me kreun

Seria A

Napoli mund ekipin e ‘shqiptarëve’ dhe afrohet me kreun

Publikuar

-

Napoli ka mundur 2-0 Veronën në “San Paolo”, për javën e tetë të Serisë A. Për miqtë, nga minuta e parë luajtën dy mbrojtësit shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Dy golat e takimit u shënuan nga Arkadiusz Milik 37′, 67′. Më në fund polaku zhbllokohet pas një thatësire prej muajsh të tërë, që nga 14 prilli i sezonit të kaluar kur shënonte kundër Chievos.

Meritë të madhe për fitoren e sotme ka dhe portieri i Napolit, Meret, i cili gjatë një aksioni të miqve bëri tre pritje njëra pas tjetrës.

Pas ndeshjes së sotme, Napoli renditet në vendin e 4-ët me 16 pikë, ndërsa Verona në vendin e 13-të me 9 pikë. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Nuk kanë fund telashet për Milanin, Prokuroria kërkon 6 vite burg për presidentin e kuqezinjve

Publikuar

-

Si të mos mjaftojnë rezultatet negative në javët e fundit, një tjetër telash për Milanin. Bëhet fjalë për presidentin Paolo Skaroni, i cili rrezikon të dënohet me 6 vite burg, pasi akuzohet për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Saipem-Algeri! Skaroni doli i pafajshëm në shkallën e parë, teksa pas apelimit të bërë, Prokuroria ka kërkuar dënimin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi është në luftë për titullin, Conte iu kërkon drejtuesve kampionin e botës në merkaton e janarit

Publikuar

-

Conte është i pakënaqur me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, ndaj Interi është vënë në ndjekje të një sulmuesi i cili garanton gola në merkaton e janarit. Conte dëshiron një goleador për të t’i dhënë shansin Lautaro Martinezit dhe Romelu Lukakut të pushojnë sado pak. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi është i gatshëm […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani dhe Interi në garë të fortë për futbollistin shqiptar

Publikuar

-

Granit Xhaka duket se ka përfunduar në merkato pas asaj situate të krijuar me tifozët e klubit të Arsenal. Ndërkohë që trajneri Unai Emeri i hoqi shiritin e kapitenit dhe e pranoi se mesfushori mund të mos e përfaqësoj sërish fanellën e topçinjve. Kështu, në merkaton dimërore priten të reja nga Xhaka. Futbollisti shqiptar ka […]

LEXO TE PLOTE