Connect with Us

Shulku flet hapur: Ja çfarë i pret tani tifozët që shkaktojnë akte dhune në stadiume

Sport

Shulku flet hapur: Ja çfarë i pret tani tifozët që shkaktojnë akte dhune në stadiume

Publikuar

-

U miratua disa ditë më parë, ligji kundër dhunës në stadium, teksa çdo tifoz që do ta shkelë ligjin rrezikon dënimin nga 1 deri në 3 vite burg. Në një lidhje direkte për emisionin “Gol pas Goli”, sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, foli në lidhje me këtë temë, si dhe për vendimet e Komisionit të Disiplinës, duke u shprehur:

“Doja tiu falenderoja për videon promovuese. Dhuna në futboll është një problem i madh. Është një epokë e re. Tifozët duhet të ndërgjegjësohen. Duhet të kontribuojnë të gjithë. Çdo tifoz duhet të kuptoj që nuk do të ketë më dënime disiplinore, duke dënuar klubin. Do të ketë dënime penale. Nuk duam të ketë dënime të tilla. Nga sot të gjithë duhet të ndërgjegjësohen. Nëse do të ndodhin, ligjet do të zbatohen.

Për të qenë realist, boshatisja e stadiumeve nuk ka qenë një gjë që FSHF ka dashur ta bëjë. Në fund ka ardhur masa e dënimit të stadiumit. Kjo ka ardhur duke u ulur. Ne shpresojmë që të penalizojmë atë grupim të vogël dhe ata individë që bëjnë gjeste antisportive. Me ligjin që është përforcuar besoj do të ketë më pak dënime.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës kanë qenë të shkallëzuar, nuk ka qenë drastike. Nuk është momenti të bëjmë paralelizma. Njerëzit që kanë dhunuar, kanë marrë masa dhe individuale dhe kolektive. Të gjithë shpresojmë të kemi sa më pak dënime dhe gjestet sportive të mos ndodhin më në stadium.

Kemi pasur bashkëpunim me policinë dhe klube, por në shumë momente ka pasur një diskordancë mes klubeve dhe tifozëve. Ne kemi qenë gjatë gjithë kohës kundër ligjit për mospjesëmarrjen e policisë në stadium. Shqipëria nuk i ka standartet dhe kushtet në këto moment. Të shpresojmë që vendosja e ligjit, të ketë impakt. Kemi punuar për të vënë disa standarte. Të shpresojmë që tifozët të ndërgjegjësohen. Do të shkojnë në burg njerëzit që do të hyjnë në fushën e lojës.

Ligjin tashmë e zbaton shteti jo FSHF. Federata do të marrë masa disiplinore sportive. Unë mendoj se një ditë stadiumet shqiptare mund të jenë pa mbrojtëse. Kampionati anglez ka qenë më i dhunshmi në Europë dhe tani është më i bukuri në Europë.

Nuk jemi në pikën që sot duhet të heqim çdo gardh. Është një proces që duhet të jetë i vazhdueshëm. Nëse Takaj apo çdo president tjetër do të arrijë ta heqë gardhin në stadium që tifozët të jenë lirshëm, është gjë shumë e mirë. Nëse tifozët janë të ndërgjegjësuar ne padiskutim ne jemi dakord. Të shikojmë ecurinë e stadiumeve, në qoftë se ecën mirë, mund të heqim rrethimet e stadiumet dhe dyert.

Ligji i sponsorizimeve dhe ultimatum nga FIFA- Është në proces. Afati i fundit ka qenë tetori. Shumë shpejt do të bëhet ligji i sponsorizimve. Nuk kemi ultimatum nga FIFA. Nuk rrezikon asnjë klub deri tani licensimin”, u shpreh Shulku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

BundesLiga

Nuk i punon më “pistoleta”/ Dështaku i Milanit drejt Bundesligës

Publikuar

-

Një vit më parë i bëri të ëndërrojnë tifozët e Milanit, por nisja e këtij sezoni për polakun Piatek me kuqezinjtë është një dështim total, duke arritur të realizojë vetëm 3 gola në 14 ndeshje. Tashmë, ish-sulmuesi i Genoas mund të largohet nga kuqezinjtë ndoshta që në merkaton e janarit, me Ibrahimovic që është gjithnjë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Guardiola fiksohet keq me yllin e Interit, gati 111 milionë euro

Publikuar

-

Forma e mirë e shfaqur këtë sezon nga Lautaro Martinez e ka kthyer atë në një nga lojtarët më të kërkuar të momentit. Barcelona ka kohë që e monitoron me kujdes situatën, por në ditët e fundit duket se edhe Manchester City i Guardiolës ka shfaqur interes për sulmuesin argjentinas. ”Ne e pëlqejmë Lautaron. Ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Gjici jep lajmin e madh: Ja kur do e kenë gati kuksianët stadiumin e ri

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, njëherazi edhe kryetar i bashkisë Kukës, ishte i pranishëm ditën e sotme duke inspektuar punimet në stadiumin që po rindërtohet “Zeqir Ymeri”. Teksa pa ecurinë e punimeve, Gjici u ndal në fjalën e tij për mediat. Numri një i verilindorëve u shpreh se punimet po ecin mirë, dhe stadiumi po […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Ngo rrëfen tmerrin e tërmetit: Iu drejtova zotit në shqip si ju, ja çfarë i thashtë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, duket se e ka përjetuar vërtetë keq tërmetin shkatërrues që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor. Në një rrëfim për “Supersport”, anglezi deklaron se një ndjenjë të tillë e përjetonte për herë të parë në jetën e tij, dhe tregon me detaje momentet dhe veprimet e tij në ato orë […]

LEXO TE PLOTE