Connect with Us

Tirana rikthehet te fitorja/ Cungu e nis me humbje te Laçi

Sport

Tirana rikthehet te fitorja/ Cungu e nis me humbje te Laçi

Publikuar

-

Tirana rikthehet te fitorja pas tre ndeshjes, pasi ka mundur sot skuadrën e Laçit me rezultatin 2-1. Bardheblutë largojnë presionin dhe zhysin kështu kurbinasit, që sot kishin në pankinë edhe trajneri Armando Cungu. Ky i fundit pasoi Starovën dhe u rikthye te bardhezinjtë.

Me këtë fitore Tirana ngjitet në renditje dhe ndan vendin e dytë me Partizanin. Teuta në krye ka vetëm një pikë më shumë. Laçi mbetet në vendin e tetë, me vetëm shtatë pikë të grumbulluara deri më tani. Kriza e pikëve vazhdon për kurbinasit.

Tirana e nisi shumë mirë ndeshjen, duke shënuar që në minutën e katërt me sulmuesin Ismael Dunga. Keniani me kokë mposhti portierin Stazhila, por kurbinasit reaguan menjëherë. Një kundërsulm i tyre u kthye në gol nga Nwabueze, i cili shënoi me një gjuajtje brenda zonës. Bardheblutë ishin gjatë gjithë kohës në sulm dhe rrezikuan disa herë. Në fundin e pjesës së parë ishte Cale që shënoi golin e epërsisë dhe që në fund rezultoi i fitores.

Në pjesën e dytë Tirana ishte më racionale dhe kurseu disi energjitë, pasi në mesjavë ka sërish ndeshje. Laçi tentoi të bënte diçka që të mos dilte i mposhtur, por e pati të vështirë të ccantë mbrojtjen vendase. Kështu 24 herë kampionët e vendit ruajtën epërsinë dhe morën një fitore me shumë vlera.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 8

TIRANA-LACI 2-1
Shënues: Dunga 4′, Cale 44′ / Nwabueze 6′
TIRANA: Bakaj, Vangjeli, Osmani, Imami, Hoxhallari (Halili 76′), Batha, Karabeci (Mucca 92′), Hasani, Cobbinah (Doka 74′), Cale, Dunga. Trajner: Ardian Mema

LAÇI: Stazhila, Fangaj, Ignjatovic, Domgjoni, Turkaj, Shehu, Deliu (Malcci 85′), Lushkja, Teco (Ymeri 54′), Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armand Cungu

Kartonë të verdhë: Cale 64′ / Deliu 40′, Fangaj 63′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Botërori i Klubeve: Liverpooli zbulon rivalin e gjysmëfinales

Publikuar

-

Liverpooli dhe Flamengo më në fund dinë emrat e skuadrave me të cilat do të përballen në gjysmëfinalet e Botërorit të Klubeve ku ata do të bëhen pjesë duke filluar nga mesjava e ardhshme. Sot janë zhvilluar çerekfinalet e turneut që kanë nxjerrë emrat e ekipeve të cilat do të luajnë kundër gjigantëve të futbollit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Moviola e derbit/ Enea Jorgji duhet të anulonte një gol gjatë ndeshjes Partizani-Tirana

Publikuar

-

Nga

Nëse Kobinah nuk do të shënonte në fund, me siguri sot do të kishim shumë polemika për golin e Partizanit. Megjithatë, ashtu siç lojtarët gabojnë në fushë, edhe arbitrat nuk mund t’u shmangen momenteve kur në fraksion sekonde duhet që të marrin vendime të drejta.  FSHF i kishte besuar kryendeshjen e javës së 15-të kryesorit […]

LEXO TE PLOTE

Sport

PSG kërkon të blejë përfundimisht Icardin, Wanda ka një dëshirë tjetër

Publikuar

-

Mauro Icardi u huazua verën e kaluar te PSG, aty ku është përshtatur shumë mirë dhe po shënon sistematikisht. Sulmuesi argjentinas është ngjitur në kuotën e 12 golave mes kampionatit dhe Champions League. Drejtuesit e kampionëve të Francës janë bindur për të paguar 70 milionë euro tek Interi në merkaton e janarit, po punojnë për […]

LEXO TE PLOTE