Kombëtare
“Boom-boom” Armando Sadiku/ Bomberi kuqezi i jep fitoren Malaga-s

Malaga e Armando Sadikut ka fituar sfidën për mbijetesë në Segunda Division kundër Deportivo la Coruna, duke e mundur këtë të funsdit 2-0 në transfertë.
Villanueva ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 42-të, ndërsa sulmuesi shqiptar ka vulosur fitoren e ekipit të tij me në minutën e 87-të, duke dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë nga jashtë zone pas një dalje të gabuar të portierit.
Ky ka qenë goli i tretë për 28-vjeçarin shqiptar në këtë sezon.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania