Connect with Us

Juventus do një “Ronaldo të ri”, por problemi është… Ronaldo i “vjetër”

Seria A

Juventus do një “Ronaldo të ri”, por problemi është… Ronaldo i “vjetër”

Publikuar

-

300 milionë euro të freskët për të rritur kapitalin. Juventus mendon për të ardhmen, gati të bëjë investime të reja, të rritet, brenda dhe jashtë fushës: nga njëra anë një stadium për ekipin Under 23, një për Juventus-in e femrave dhe punimet për modernizimin e Allianz Stadium, nga tjetra një organikë më e fortë, me pronarët që duan një “Ronaldo të ri”.

Ylli i r i – Një lojtar i nivelit të lartë, një si Neymar, Mbappe, Joao Felix, Jadon Sancho, Mohamed Salah, një yll i ri që mund të bëjë për vete brezat e ardhshëm dhe t’i garantojë klubit tifozë të rinj dhe trofe të rinj. Nuk ka asnjë negociatë, por ideja e “Zonjës” është që të marrë një Ronaldo të ri. Ka vetëm një problem…

Problemi CR7 – Problemi për të patur një Ronaldo të ri është vetë Ronaldo. Po, sepse deri në momentin që CR7 do të jetë pjesë e skuadrës, me 31 milionë eurot që merr në sezon, do të jetë shumë e vështirë që torinezët të marrin një yll me rrogë të lartë, siç mund të jenë Neymar dhe Mbappe, që pritet të largohen nga Parisi herët ose vonë.

Juventus do një Ronaldo të ri, por i ka duart të lidhura nga vetë Ronaldo. Kontrata e tij skadon në 2022-shin dhe rëndon shumë në bilancin e bardhezinjve (83 milionë euro). Deri në momentin që ai do të jetë aty, “Zonja” nuk do të mund të marrë dot një Ronaldo tjetër. /Telesport.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Nuk kanë fund telashet për Milanin, Prokuroria kërkon 6 vite burg për presidentin e kuqezinjve

Publikuar

-

Si të mos mjaftojnë rezultatet negative në javët e fundit, një tjetër telash për Milanin. Bëhet fjalë për presidentin Paolo Skaroni, i cili rrezikon të dënohet me 6 vite burg, pasi akuzohet për korrupsion ndërkombëtar për çështjen Saipem-Algeri! Skaroni doli i pafajshëm në shkallën e parë, teksa pas apelimit të bërë, Prokuroria ka kërkuar dënimin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi është në luftë për titullin, Conte iu kërkon drejtuesve kampionin e botës në merkaton e janarit

Publikuar

-

Conte është i pakënaqur me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion, ndaj Interi është vënë në ndjekje të një sulmuesi i cili garanton gola në merkaton e janarit. Conte dëshiron një goleador për të t’i dhënë shansin Lautaro Martinezit dhe Romelu Lukakut të pushojnë sado pak. Sipas “Gazzetta dello Sport”, Interi është i gatshëm […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani dhe Interi në garë të fortë për futbollistin shqiptar

Publikuar

-

Granit Xhaka duket se ka përfunduar në merkato pas asaj situate të krijuar me tifozët e klubit të Arsenal. Ndërkohë që trajneri Unai Emeri i hoqi shiritin e kapitenit dhe e pranoi se mesfushori mund të mos e përfaqësoj sërish fanellën e topçinjve. Kështu, në merkaton dimërore priten të reja nga Xhaka. Futbollisti shqiptar ka […]

LEXO TE PLOTE