Premier Liga
Man. United-Liverpool/ Këto janë formacionet zyrtare të supersfidës

Man. United dhe Liverpool do të përballen sot në “Old Trafford” për javën e nëntë të Premier League.
“Djajtë” janë në një mmoment të keq dhe renditen në vendin e 12-të, ndërsa Liverpooli është në super formë dhe ka marrë pikët e plota në këto 8 javë.
Përsa i përket formacioneve zyrtare, United vjen me disa mungesa të mëdha për shkak dëmtimesh, siç është Paul Pogba. Lajmi i vetëm i mirë është De Gea do ta nisë nga minuta e parë, edhe pse u dëmtua në mesjavë në ndeshjen eliminatore të Spanjës kundër Suedisë.
Në anën tjetër, Klopp ka hedhur në fushë formacionin më të mirë. Pas një dëmtimi të gjatë, Alisson rikthehet në portë. Surpriza e vetme është se gjermani ka preferuar belgun origi nga minuta e parë në vend të Salah.
Ndeshja fillon në orën 17:30. Formacionet e plota zyrtare janë këto:
Manchester United: De Gea, ëan-Bissaka, Maguire, Lindelöf, Tuanzebe, Young, McTominay, Fred, Pereira, James, Rashford,
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Van Dijk, Matip, Robertson, Fabinho, Henderson, Wijnaldum, Mané, Firmino, Origi
/CNA.al