Connect with Us

Neuer i pakënaqur me Kovac/ Ja kush është problemi i këtij Bayerni

BundesLiga

Neuer i pakënaqur me Kovac/ Ja kush është problemi i këtij Bayerni

Publikuar

-

Lëkunden pozitat e trajnerit të Bayernit të Mynihut, Niko Kovac. Kroati, i cili i shpëtoi shkarkimit vitin e kaluar pasi arriti të fitonte në fund Bundesligën, është vënë sërish në pikëpyetje pas luhatjeve të vazhdueshme të bavarezëve në këtë fillim sezoni, ku kanë arritur të marrin vetëm 4 fitore në 8 javë.

Bavarezët, në fakt, kaluan nga fitorja e bujshme në shtëpinë e Tottenhamit në Champions League te disa rezultate të papritura në Bundesligë, siç ishte edhe barazimi i fundit në shtëpinë e Augsburgut.

Luhatjet e pakuptimta në rezultate kanë sjellë edhe reagimin e kapitenit Manuel Neuer, i cili është i drejtpërdrejtë në fjalët e tij.

“Nuk është një gjë e mirë të fitosh vetëm 4 ndeshje nga 8, nuk është ky niveli ynë. Nëse pëson gol në fillim dhe në fund të ndeshjes do të thotë se problemi qëndron te mentaliteti. Nuk është ky Bayerni”.

Deklaratë që mund të merret si “shigjetë” ndaj trajnerit Kovac, i cili do të duhet të përballet edhe me dëmtimin e Sule, i cili këputi ligamentet e gjurit pikërisht në ndeshjen e fundit ndaj Augsburgut. /Supersport.al

1 Koment

1 Comment

  1. syri

    21 Tetor, 2019 at 10:36 am

    Ekipet e medhenj duan traniere te medhenj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Messi nuk toleron as shokun e tij, shihni si e pëson ylli i Bayernit (video)

Publikuar

-

Argjentina fitoi 1-0 ndaj Brazilit dje në një miqësore të luajtur në Riad t Arabisë Saudite. Protagonisti kryesor i këtij takimi ishte Messi. Ylli i Barcelonës u rikthye në kombëtare pas dënimit të dhënë nga CAF, pas akuzave të rënda që lëshoi në verë në Kupën e Amerikës, kur Argjentina u eliminua nga Brazili në […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Zyrtare: Bayerni konfirmon trajnerin e ri

Publikuar

-

Bayern Munchen po zhvillon asamblenë e zakonshme vjetore ku të gjithë drejtuesit më të mëdhenj të klubit janë mbledhur dhe po diskutojnë në lidhje me të ardhmen e klubit. Vendimi i fundit që ka dalë nga kjo mbledhje dhe më i rëndësishme është konfirmimi i trajnerit Hansi Flick. Ai do të vazhdojë punën të paktën […]

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Bayerni është në kërkim të një trajneri, Lewandowski zbulon ‘votën’ e tij

Publikuar

-

Pas shkarkimit të Niko Kovac, shumë emra janë përfolur për të marrë drejtimin e Bayernit, por drejtimi i ekipit deri tani i është besuar zëvendës trajnerit, Hansi Flick, i cili përflitet se mund të qëndrojë në krye të bavarezëve deri në fund të sezonit. I këtij mendimi është edhe sulmuesi kryesor i Bayernit, Robert Lewandowski. […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: