Connect with Us

Gati për inagurim, ja pamjet e reja që vijnë nga “Arena Kombëtare”

Kombëtare

Gati për inagurim, ja pamjet e reja që vijnë nga “Arena Kombëtare”

Publikuar

-

FSHF ka publikuar ditën e sotme, pamjet më të fundit nga punimet që po kryhen në stadiumin “Arena Kombëtare”. Nëpërmjet pamjeve me dron, duket se përgatitjeve për ndeshjen inauguruese me Francën po i jepet dora e fundit, ndërsa një pamje mjaft të bukur ka marrë edhe tapeti i gjelbërt, që shumë shpejt do jetë gati për t’u provuar edhe nga lojtarët.

Ndërkohë, siç mësohet, është vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin që ka konfirmuar vizitën e tij zyrtare në Tiranë për ndeshjen e fundit eliminatore të kampionatit Europian Euro 2020 mes Shqipërisë dhe Francës.

Veç presidentit të UEFA-s, Federata Shqiptare e Futbollit ka ftuar të gjithë anëtarët e qeverisë evropiane të futbollit dhe jo vetëm për të qenë të pranishëm në inaugurimin e impiantit më të madh e më modern sportiv në Shqipëri.

Ndërkohë, nga dita e nesërme do të dalin në shitje edhe biletat për takimin mes Shqipërisë dhe Francës që do inaugurojë “Arenën Kombëtare”.

Tribuna kryesore, nuk do të dalë fare në shitje, pasi të gjitha biletat janë rezervuar nga FSHF për të ftuarit e saj, qeverinë, bashkëpunëtorët dhe sponsorët.

Pjesa tjetër e stadiumit është e gjitha në shitje për një çmim mesatar biletash prej 2.200 lekësh, apo nga më e lira që do të kushtojë 1.500 lekë deri tek më e shtrenjta që do të kushtojë 5000 lekë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Sadiku dhe Bare dhurojnë spektakël te Malaga, bomberi “arkitekt” i triumfit të sotëm

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme e Malagas së Armando Sadikut dhe Keidi Bares ka qenë shumë e veçantë. Për herë të parë pas shumë vitesh, klubi nuk është më nën drejtimin e sheikut Al Thani, pasi një gjykatë administrative i ka hequr atij drejtimin për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj klubit që tani ka kaluar […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Realizoi supergol, shikoni çfarë shkruajnë mediat skoceze për Kamberin

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi mori lëvdatat e mediave skoceze për paraqitjen e sotme kundër Sent Xhonstounit në kampionatin skocez. Sulmuesi shqiptari u shpall “Lojtari i ndeshjes” së sotme ku realizoi një gol me gjysmëroveshatë 4 minuta pasi u hodh në fushë dhe asistoi golin e barazimit të skuadrës së tij Glasgou Rejnxhërs.   Për paraqitjen e sotme […]

LEXO TE PLOTE