Connect with Us

Gazetari vë në siklet Çinarin: Festo e mos kërko falje, nëse të vjen keq mos luaj fare

Sport

Gazetari vë në siklet Çinarin: Festo e mos kërko falje, nëse të vjen keq mos luaj fare

Publikuar

-

Erald Çinari arriti të shënonte ndaj Vllaznisë por nuk festoi dhe pas ndeshjes u shpreh se ndjen keqardhje që i ka shënuar skuadrës së zemrës.

Ndërkohë, gazetari Denion Ndrenika ka replikuar me Çinarin te “Ora Sport” duke u shprehur se futbollistët që shënojnë, duhet të festojnë ndërkohë që nëse ndjen keqardhje, mund të mos shënosh gol.

Debati:

Ndrenika: Nëse të vjen keq për Vllazninë, mos shko te Partizani. Nuk i kam qejf këto lojtarë që i shënojnë skuadrës dhe kërkojnë falje. Më vjen keq për qytetin, mamin, babin apo qytetin nuk shkon kjo.

Çinari: Nuk jam as i pari as i fundit që e kam bërë këtë.

Ndrenika: Nuk po them që je i pari dhe i fundit. Çinari ishte lojtari kyç dhe nëse të vjen keq mos shëno gol.

Çinari: E kisha përgjigjen, thash që nuk jam as i pari dhe as i fundit që e kam bërë. Kanë shënuar më para Sinani, Sukaj apo shumë të tjerë që kanë shënuar dhe nuk kanë festuar. Është diçka normale. Do të japësh maksimumin aty ku ha bukë.

Ndrenika: Po nesër nëse shënon në një skuadër tjetër ndaj Partizanit do të kërkosh falje? Shëno me këtë thuaj më fal, shëno me atë më fal. Ti përgatitesh gjithë javën dhe thua më fal në fund.

Çinari: Kjo është diçka normale. Jo normale do të ishe nëse shënoja dhe festoja. Nuk është rasti Çinari dhe e kam bërë vetëm unë. Nuk jam as i pari dhe as i fundit që nuk kam festuar kur kam shënuar. Shumë lojtar të mëdhenj shkodran nuk kanë festuar kur i kanë shënuar ekipeve ku janë rritur.  Unë aty jam rritur. Normalisht do ndihemi keq. Ndjesia është ndryshe kur i shënon ekipit ku je rritur dhe ndryshe një ekipi tjetër.

Ndrenika: Ky fenomen është në modë. Por nuk më pëlqen. Goli është shpërblimi i punës që ke bërë gjithë javës. Duhet të festosh, jo të thuash më fal. Nëse të vjen keq mos luaj kundër ish-ekipit.

Çinari: Kështu e ndjej, por unë jam profesionist dhe normal që do t’i shfrytëzoj rastet që kam për të ndihmuar skuadrën time.

Ndrenika: Nesër do të jesh te Tirana i shënon Partizanit. Je përgatitur gjithë javën.

Çinari: Nëse nuk je në pozitën time, nuk ke si ta kuptosh.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Po mahnit Slloveninë me golat nga distanca, Çekiçi: Ja sekreti i goditjeve “alla-Pirlo”

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i një goditjeje dënimi është një specialitet që pak herë ka qenë i shfrytëzueshëm në Kombëtaren shqiptare. Ervin Skela, Adrian Aliaj, Alban Meha dhe Ergys Kaçe janë katër emrat që ndër vite deri më sot kanë lënë gjurmë me gola të bukurshënuar nga distanca. Së fundmi, një yll i ri nga Kombëtaret e moshave […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtarja U19 turpërohet keq nga Greqia

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka regjistruar një humbje turpëruese, ndaj Greqisë U-19, në sfidën e zhvilluar në Belgjikë, teksa u mposht me rezultatin e thellë 5-1. Kjo përballje ishte e vlefshme për Grupin 4 eliminator. Kuqezinjtë vinin në këtë turne me synime të qarta, teksa kërkonin kualifikimin, por kjo disfatë, duke […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Ibra i jep fund zyrtarisht aventurës në Amerikë, e mbyll me një batutë brilante

Publikuar

-

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, është larguar nga skuadra e LA Galaxy. Gjiganti njihet për karizmën e tij dhe ka shfrytëzuar rrjetet e tij sociale për të “goditur” për herë të fundit, gjë që e ka bërë shpesh gjatë kohës së tij në Amerikën e largët. Në një postim në Instagram, Ibra konfirmoi se është larguar […]

LEXO TE PLOTE