Connect with Us

Gjimshiti, bëj kujdes/ Mbrojtësi kuqezi do të përballet me sulmin më të mirë në Europë

Kombëtare

Gjimshiti, bëj kujdes/ Mbrojtësi kuqezi do të përballet me sulmin më të mirë në Europë

Publikuar

-

Nesër do të fillojnë ndeshjet e treta për grupet e Champions League. Në fushë do të jetë edhe mbrojtësi i kombëtares tonë, Berat Gjimshiti, i cili pritet të luajë nga minuta e parë në transfertën e vështirë që Atalanta do të ketë në Angli ndaj Man. City.

Pas dy ndshjeve të para, “Qytetarët” kanë pikë të plota , 6, më pas janë me nga 3 pikë Dinamo zagreb dhe Shakhtar Donetsk. Ndërsa Atalanta mbyll grupin C me 0 pikë.

Gjimshiti me shokë do të tentojnë të marrin pikët e para në historinë e tyre në Champions League, por nuk do ta kenë aspak të lehtë. Përballë do të kenë një nga ekipet më të mira dhe sulmin më efikas në Europë. Deri tani në Champions kanë shënuar 5 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë, ndërsa në PL kanë shënuar 29 gola dhe kanë pësuar vetëm 9.

Situata në repartin defensiv të bluzinjve italianë nuk është me e mira, pasi Kjaer dhe Palomino janë të dëmtuar dhe nuk kanë udhëtuar me ekipin. Toloi, Gjimshiti dhe Masiello, duhet të ndalin furinë e Cityt me yje si Aguero, Sterling, Gabriel Jesus e shokë.

Berat, bëj kujdes. Nesër të pret një nga sfidat më të vështira në karrierë! /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Po mahnit Slloveninë me golat nga distanca, Çekiçi: Ja sekreti i goditjeve “alla-Pirlo”

Publikuar

-

Nga

Ekzekutimi i një goditjeje dënimi është një specialitet që pak herë ka qenë i shfrytëzueshëm në Kombëtaren shqiptare. Ervin Skela, Adrian Aliaj, Alban Meha dhe Ergys Kaçe janë katër emrat që ndër vite deri më sot kanë lënë gjurmë me gola të bukurshënuar nga distanca. Së fundmi, një yll i ri nga Kombëtaret e moshave […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtarja U19 turpërohet keq nga Greqia

Publikuar

-

Nga

Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, ka regjistruar një humbje turpëruese, ndaj Greqisë U-19, në sfidën e zhvilluar në Belgjikë, teksa u mposht me rezultatin e thellë 5-1. Kjo përballje ishte e vlefshme për Grupin 4 eliminator. Kuqezinjtë vinin në këtë turne me synime të qarta, teksa kërkonin kualifikimin, por kjo disfatë, duke […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtarja bën stërvitje sekrete/ Edi Reja përgatit skemën me dy sulmues, ja formacioni

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Taulant Xhakës për të mos iu bashkuar ekipit Kombëtar është vetëm maja e ajsbergut, në atë që duket një proces i mirëfilltë spastrimi. Edy Reja e pranoi se lojtarët që krijojnë polemika, apo janë të pakënaqur sepse nuk luajnë, nuk kanë vend në skuadër. Një reaksion zinxhir që nisi me Mavrajn, vijoi me […]

LEXO TE PLOTE