Connect with Us

Bregu nuk di avaz tjetër: Klubi më ka premtuar se do të më ndihmojë të iki në janar

Sport

Bregu nuk di avaz tjetër: Klubi më ka premtuar se do të më ndihmojë të iki në janar

Publikuar

-

Ky do të jetë viti i fundit i Dejvi Bregut në kampionatin shqiptar, ose të paktën kështu shpreson lojtari i Skënderbeut. Ai përsërit se mendon të largohet në janar nga klubi korçar dhe se klubi ia ka premtuar, ndaj po bën maksimumin që të respektojë anën e tij të marrëveshjes.

Por talenti vlonjat pranon se për momentin po përballet me situatë të vështirë, pasi çuditërisht përballë tij portierët po bëjnë mrekulli të njëpasnjëshme duke i mohuar golin, siç ndodhi në ndeshjen e fundit përballë Kukësit.

“Ne jemi mësuar, nuk di si ta shpjegoj. Portierët përballë meje bëhen heronj, nuk e do. Po të them të drejtën kjo ishte ndeshje e bukur për t’u parë e spektakël”, pohoi ai për RTSH duke insistuar për largimin e tij.

“Mendjen te janari e kam duke dhënë maksimumin këtu, jo duke e pasur mendjen te janari e duke mos dhënë maksimumin te Skënderbeu, pasi Skënderbeu ishte ai klub që besoi te cilësitë e mia dhe bleu kartonin nga Luftëtari. Unë e kam mendjen këtu 100% e pastaj siç kam folur me presidentin e siç më kanë premtuar, nëse unë do të bëj punën në 100%, edhe klubi do të më ndihmojë.

Ne jemi të përgatitur ndaj kujtdo, se dihet që ne jemi Skënderbeu, nuk  kemi frike ndaj asnjë kundërshtari. Shpresojmë ta shijojmë atë ndeshje ndaj Partizanit si kjo. Ne në çdo ndeshje hyjmë me qëllimin e tre pikëve, asnjë tjetër, se dihet që fanella jonë peshon shumë e duhet të vendosim dinjitetin si të Skënderbeut, ashtu edhe të emrit pas shpine”, tha lojtari.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

LAJM I FUNDIT/ Edi Reja firmos rinovon kontratën, edhe 4 vite trajner i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Edi Reja do të vazhdojë të jetë në krye të Shqipërisë! Trajneri italian ka gjetur akordin me presidentin Armand Duka dhe do të vazhdojë me ekipin tonë dhe për fushatën e radhës të UEFA Nations League, por dhe për eliminatoret e kampionatit botëror. Presidenti Duka dhe trajneri italian pas një bisede të gjatë kanë gjetur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kampioni i boksit nuk u mban dot lotët në studio: Më dhanë vetën 14 mijë lekë për titull

Publikuar

-

Nga

Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg. Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Euro 2020: Ja lista përfundimtare me 20 ekipet e kualifikuara

Publikuar

-

Më përfundimin e ndeshjeve të sotme ka marrë fund edhe faza eliminatore për Euro 2020. Tani janë kompletuar 20 ekipet që kanë siguruar biletën nga faza eliminatore. Pra, nga 10 grupe janë kualifikuara dy të parat e çdo grupi. Lista e plotë me 20 ekipet e kualifikuara për në Euro 2020: 🇧🇪 Belgjika 🇮🇹 Italia […]

LEXO TE PLOTE