Connect with Us

Champions League/ 5 gola të shënuara në dy takimet e para, Juve në presion

Sport

Champions League/ 5 gola të shënuara në dy takimet e para, Juve në presion

Publikuar

-

Kanë përfunduar dy takimet e para për javën e tretë të Champions League. Në Madrid, Aletico Madrid fitoi 1-0 ndaj Leverkusen për grupin D.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 78′ nga Alvaro Morata, spanjolli dërgoi në rrjetë topin e goditur me kokë pas krosimit perfekt të Renan Lodi-t.

https://www.youtube.com/watch?v=BGDwX8G-eM4

Me këtë fitore, Atletico kryeson grupin me 7 pikë, Juve vjen e dyta me 4 pikë, Lokomotiva e Moskës me 3 pikë dhe mbyll grupin Leverkusen me 0 pikë. Fitorja e Atletico-s rrit presionin ndaj Juves, bardhezinjtë duhet të fitojnë me patjetër në Torino ndaj rusëve për të pasur sa më të lehtë kualifikimin për fazën tjetër.

Në Kharkiv, Shakhtar Donetsk dhe Dinamo Zagreb u ndanë në barazim 2-2 për grupin C, ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Cityt dhe Atalantës që fillon në orën 21:00.

Përsa i përket takimit në Ukrainë, vendasit shënuan të parët me Konoplyanka 16′, kroatët barazuan shifrat me Olmo 25′. Në minutën e 60′, Orsic kaloi Dinamo Zagrebin në avantazh pas golit të shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Ukrainasit barazuan shifrat 2-2 me golin e Dodo 75′. Të dyja ekipet janë me nga 4 pikë dhe do luftojnë deri në ndeshjen e fundit për t’u zënë vendin e dytë, pasi vendi i parë është i projektuar për Man. Cityn. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE