Connect with Us

Endri Vrapi thumbon Shkëmbin: E dija se isha krahu i tij i djathtë, por…

Sport

Endri Vrapi thumbon Shkëmbin: E dija se isha krahu i tij i djathtë, por…

Publikuar

-

Endri Vrapi, me statusin e ish-it, në inervistën e dhënë për “Panorama Sport” zbërthen Partizanin dhe Skënderbeun përpara duelit të së enjtes. Ish-mbrojtësi pohon se të dyja ekipet bëjnë futboll të bukur, ku “demat” i shikon hermetikë në mbrojtje, ndërsa te korçarët vlerëson cilësinë në fazën sulmuese.

Ai tregon edhe sekretin e dy presidentëve dhe momentet më të mira që ka kaluar në këto dy klube. Për herë të parë ekskluzivisht për gazetën Vrapi tregon edhe arsyen e largimit të papritur nga Teuta, ku nuk lë pa thumbuar trajnerin Bledi Shkëmbi: “Deri në ditën që isha pjesë e Teutës, mendoja se isha krahu i djathtë i trajnerit. Atë ditë e kuptova që paskam qenë nga e majta e tij”.

Si i shikoni dy ekipet përpara duelit të së enjtes?

Të dyja ekipet janë në rritje nga java në javë dhe bëjnë futbollin e bukur. Ndaj edhe dueli mes tyre këtë mesjavë besoj se do të jetë shumë i fortë duke parë edhe klasifikimin.

Nga dallojnë skuadrat nga sezoni i fundit?

Partizani ka ruajtur fizionominë e lojës, pavarësisht se trajneri ka provuar disa herë edhe rreshtimin me 3 mbrojtës, por në ndeshjet e fundit ka kaluar siç luante Partizani me Skënder Gegën. Ndërsa Skënderbeut i janë larguar disa lojtarë, plus dhe vendimi që i penalizon për pjesëmarrjen në Europë ia ka zbehur shanset. Por duhet falënderuar që po bën një garë të ndershme dhe po respekton kampionatin dhe duke luftuar me të gjitha skuadrat.

Çfarë kujton Endri nga Partizani-Skënderbeu?

Kam shumë kujtime nga të dyja palët, sepse duke luajtur për të dyja ekipet që këtë 10-vjeçar kanë qenë kryesues dhe pretendentë për vendet e para. Për Skënderbeun, sepse aty u shpalla 3 vjet kampion. Kurse me Partizan kujtoj kohën kur skuadra qëndroi 13 ndeshje pa pësuar dhe atë vit rikthyem skuadrën në Ligën e Europës pas një mungese të gjatë.

A mund ta dimë pse u larguat nga Teuta, plus që ka zëra se jeni larguar me qejfmbetje?

Një ditë para se të niseshim për fazën përgatitore që do ta zhvillonim në Korçë, papritur trajneri më komunikoi se nuk isha më pjesë e stafit të tij dhe më falënderoi për korrektësinë që kisha pasur. Njëkohësisht, me tha: “Në vendin tënd do të vijë një trajner tjetër nga Kroacia. E vetmja hatërmbetje nga unë është se në një punë nuk ka largim sot për nesër. Theksoj se deri në ditën që isha pjesë e Teutës, mendoja se isha krahu i djathtë i trajnerit. Atë ditë e kuptova që paskam qenë nga ana e majtë e trajnerit”.7

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE