Connect with Us

Granit Xhaka shpërthen ndaj yllit francez/ Ka qenë lojtar i shkëlqyer, por flet budallallëqe

Premier Liga

Granit Xhaka shpërthen ndaj yllit francez/ Ka qenë lojtar i shkëlqyer, por flet budallallëqe

Publikuar

-

Granit Xhaka i është kthyer me tone të ashpra ish-futbollistit të Manchester United dhe Juventusit, Patrice Evra, i cili i etiketoi “bebe” lojtarët e Arsenalit pas humbjes 1-0 në fushën e Sheffieldit, me gol të Lys Mousset në pjesën e parë. Evra deklaroi se nuk ishte aspak i surprizuar nga rezultati dhe se vendësit e meritonin fitoren.

“Para 10 vitesh i quaja “bebet e mia” dhe ata kanë mbetur edhe sot të tillë. Kur i shoh duke luajtur, mendoj se janë ende “bebe”, kjo është e vërteta. Nuk po tregoj mungesë respekti kur e them këtë.”

Xhaka nuk ka mundur t’i kapërdijë këto fjalë fyese të Evrasë për lojtarët e Arsenalit. Shqiptari i “Topçinjve” iu përgjigj:

“Ca njerëz flasin shumë. Kam shumë respekt për të, sepse ka qenë një lojtar i shkëlqyeshëm, por duhet të jesh i kujdesshëm me ato që thua. Ai i di këto situata, por nuk është vetëm ai. Shumë njerëz flasin budallallëqe, është gjithmonë e njëjtë gjë.”

Kapiteni i Arsenalit gjithashtu refuzoi të përdorte si alibi karakterin e skuadrës së tij për humbjen në “Bramall Lane”.

“Ne duhet të ndalojmë së foluri për anën psikologjike dhe budallallëqe të tjera si kjo. Më vjen keq ta them këtë, por për mua është e njëjta qoftë si të luash në shtëpi dhe jashtë. Duhet të fitosh dhe të tregosh karakter të madh dhe të mos kërkosh të njëjtin justifikim.”

* Marrë te Supersport.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Super ndeshje në Londër/ Arsenali me fitore spektakolare ndaj Evertonit të Ancelottit

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur Evertonin 3-2 në një prej ndeshjeve më të bukura të këtij sezoni. Gola dhe emocione pa fund në Emirates teksa të besuarit e Mikel Artetës vazhdojnë të tregojnë një përmirësim të dukshëm në krahasim me fazën e parë të sezonit. Miqtë e drejtuar nga Ancelotti arrijnë të gjejnë golin e avantazhit pas […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Fitore bindëse e Man. United/ Shkëlqen blerja e bujshme e janarit

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, me Manchester United dhe Wolverhampton që kanë marrë fitore të pastra 3-0, respektivisht kundër Watford dhe Norëich. “Djajtë e Kuq” e kanë pasur të thjeshtë përballë Watford dhe e dominuan takimin në “Old Trafford”. Bruno Fernandes bëri një ndeshje të madhe, duke fituar një penallti […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Video: Talenti 18-vjeçar i Manchesterit shënon gol spektakolar

Publikuar

-

Manchester United ka gjetur edhe golin e tretë përballë Watford. Talenti 18-vjeçar, Greenwood, brenda zone ka lëshuar një të majtë të fortë duke finalizuar një aksion të rrjedhshëm të “Red Devils”. Ky ishte goli i pestë për sulmuesin këtë kampionat, ndërsa “Djajtë” kanë futur në kasafortë 3 pikët ndaj Watford.

LEXO TE PLOTE