Connect with Us

Kukësi nuk po zë qetësi, ja stadiumi ku do luhet ndeshja me Luftëtarin

Sport

Kukësi nuk po zë qetësi, ja stadiumi ku do luhet ndeshja me Luftëtarin

Publikuar

-

Kukësi kërkon me çdo kusht fitoren dhe kthesën e madhe ndaj Luftëtarit ditën e mërkurë. 11 pikë në 8 ndeshje janë pak për verilindorët, për vetë objektivat që ata kanë shpallur në fillim të sezonit. Por, këto rezultate kanë ardhur jo vetëm për shkak të mosfunksionimit të mirë të ekipit, neglizhencës dhe moskoordinimit të lojtarëve të ndryshëm, por dhe për një fakt shumë të rëndësishëm: mungesa e një fushe stabël.

Përveçse nënkampionët nuk kanë stadium të tyrin (sezoni i dytë radhazi), ata nuk kanë as një fushë stërvitore. Verilindorët kanë lajmëruar në fund të sezonit të shkuar se stadiumi i Kamzës do të jetë baza, pra shtëpia e Kukësit për sezonin e ri, por duke qenë se tapeti kishte nevojë për ndërhyrje, ai akoma nuk është gati për të luajtur ekipi verilindor.

Stadiumet 

Ndërsa nënkampionët kanë shëtitur këto kohë që janë pa stadium dhe një fushë të tyren në “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan, stadiumi i Kamzës, “Kompleksi Internacional” në Pezë-Helmes, fusha stërvitore në kompleksin e Kombëtares në Kamzë.

Pra, 5 fusha të ndryshme, ndërsa stadiumi i Lushnjës “Roza Haxhiu” është “shtëpia” e radhës për Kukësin, është vendqëndrimi i gjashtë për nënkampionët. Drejtuesit e Kukësit kanë deklaruar se të gjitha ndeshjet e tyre do të zhvillohen në Elbasan, por duke qenë se do të ndërhyhet në tapetin e stadiumit “Elbasan Arena”, Kukësi është i detyruar të spostohet për ndeshjen e javës së tetë ndaj Luftëtarit.

Lushnjë 

Nga ana tjetër, tapeti i fushës së stadiumit “Roza Haxhiu” është i konsumuar, pasi përveç ekipeve zinxhir të Kombëtares, kanë luajtur dhe Besa e Kavajës dhe vetë ekipi i Lushnjës. Për një ekip si Kukësi që zhvillon lojën shtruar dhe tokazi, pa shumë topa të gjatë, pritet që të hasen problematika.

Gjithsesi, drejtuesit e Kukësit dhe të gjithë lojtarët e kanë ndarë mendjen për ta fituar takimin, e çdo pengesë për ta mendohet të jetë e kalueshme. Situata – Trajneri Duro ka luajtur me disa arnime në formacion në ndeshjen e fundit nisur nga dy lojtarët që munguan. I pari ishte Emiljano Musta, i cili është në fazë rikuperimi, por pritet që dhe ndaj gjirokastritëve të mos grumbullohet.

Pritet që javën e ardhshme të jetë i gatshëm plotësisht. Mungesë e rëndësishme ndaj Skënderbeut ishte edhe Eduart Rroca, i cili la grumbullimin për shkak të lindjes së bashkëshortes së tij. Mbas gëzimit, futbollisti librazhdas iu bashkua ekipit dhe është gati për sfidën kundër ish-ekipit të tij. Kështu që trajneri Duro do ta ketë në dispozicion thuajse të plotë ekipin, me të cilët do të kërkojë që të marrë fitoren e shumëpritur./Panorama Sport

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Reja i zhgënjyer: Ja çfarë nuk më pëlqeu sonte te ekipi

Publikuar

-

Nga

Edi Reja, trajneri i Kombëtares, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, pas ndeshjes duke thënë: Barazimi ndaj Andorrës? “Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë ndeshje që kemi bërë. Nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtëreve në fushë, nuk më pëlqeu loja, por as rezultati”. Golat e pësuar? “Sot u treguam mëndjelehtë, na vuri në vështirësi […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Balaj: E pabesueshme të të shënojë Andorra dy gola

Publikuar

-

Nga

Bekim Balaj, sulmuesi i Kombëtares, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, dhe është shprehur shumë i zhgënjyer për barazimin ndaj Andorrës, ku sipas tij duhet të ishte bërë më shumë. “Sigurisht që mund të bënim shumë më tepër. Nuk duhej ky barazim në shtëpi. Ndeshja nisi mirë, shënuam shpëjt. Por të vjen keq që morëm […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Eliminatore Euro 2020: Anglia dhe Portugalia shpartallojnë kundërshtarët, Franca fiton me përmbysje

Publikuar

-

Portugalia ka shpartalluar Lituaninë me rezultatin tenistik 6-0 në Estadio Algarve të Faro/Loule. Kampionët në fuqi të Europës kanë shfaqur një formë fantastike në shtëpi duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm për kualifikimin. Megjithatë, lufta me Serbinë do të jetë e fortë teksa edhe ballkanasit e kanë fituar sfidën e tyre ndaj Luksemburgun me […]

LEXO TE PLOTE