Connect with Us

Mema i tregon stolin, nuk do e besoni ç’ka bërë Ngo në stërvitje

Sport

Mema i tregon stolin, nuk do e besoni ç’ka bërë Ngo në stërvitje

Publikuar

-

“Ekipi fitues nuk ndryshohet”. Ky është ligji i pashkruar i trajnerëve të futbollit që, me sa duket, do të gjejë zbatim edhe te Tirana. Trajneri Ardian Mema pritet që të mos eksperimentojë dhe as të ndryshojë shumë në sfidën e mesjavës. Skuadra fitoi ndaj Laçit, përballoi presionin dhe, kësisoj, me të njëjtën 11- she, kryeqytetasit pritet që të luajnë edhe në Ballsh.

SULMI

Tirana pritet që në majë të udhëhiqet sërish nga Dunga edhe në Ballsh. Pas tij, në rolin e “numrit 10”, pritet që të nisë Edon Hasani me Kobina në të djathtë dhe Kale në të majtë. Të paktën, ky ka qenë rreshtimi i skuadrave dje në stërvitje.

Majkëll Ngo, i projektuar dje në skuadrën rezervë, ka qenë i papërmbajtshëm. Me grintë dhe shpesh herë edhe me forcë, ka tentuar që të  shënojë dhe të tregojë se meriton edhe ai vlerësim. Kështu, konkurrenca te Tirana është shtuar edhe në sulm, e tillë që për të merituar fanellën e titullarit, duhet djersitur shumë në stërvitje. Anglezi e ka kuptuar këtë.

RIKTHIMET 

Ilion Lika është stërvitur dje plotësisht nën urdhrat e përgatitësit të portierëve, Emanuel Egbo. Portieri me shumë eksperiencë te bardheblutë ka pasur një dëmtim disa ditë më parë dhe kjo ka bërë edhe që trajneri Mema të vendoste për Bakajn mes shtyllave të portës ndaj Laçit. Me shumë gjasë, as në portë nuk pritet që të ketë ndryshime për transfertën e Ballshit. Veçmas skuadrës ka punuar vetëm Dorian Kërçiku, i cili është stërvitur nën kujdesin e përgatitësit atletik me ushtrime të përzgjedhura.7

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

LAJM I FUNDIT/ Edi Reja firmos rinovon kontratën, edhe 4 vite trajner i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Edi Reja do të vazhdojë të jetë në krye të Shqipërisë! Trajneri italian ka gjetur akordin me presidentin Armand Duka dhe do të vazhdojë me ekipin tonë dhe për fushatën e radhës të UEFA Nations League, por dhe për eliminatoret e kampionatit botëror. Presidenti Duka dhe trajneri italian pas një bisede të gjatë kanë gjetur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kampioni i boksit nuk u mban dot lotët në studio: Më dhanë vetën 14 mijë lekë për titull

Publikuar

-

Nga

Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg. Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Euro 2020: Ja lista përfundimtare me 20 ekipet e kualifikuara

Publikuar

-

Më përfundimin e ndeshjeve të sotme ka marrë fund edhe faza eliminatore për Euro 2020. Tani janë kompletuar 20 ekipet që kanë siguruar biletën nga faza eliminatore. Pra, nga 10 grupe janë kualifikuara dy të parat e çdo grupi. Lista e plotë me 20 ekipet e kualifikuara për në Euro 2020: 🇧🇪 Belgjika 🇮🇹 Italia […]

LEXO TE PLOTE