Seria A
Nuk i do më milionat e Kinës/ Futbollisti i njohur kërkon rikthimin në Europë

Marek Hamsik është lodhur pas vetëm një viti nga aventura e tij në Kinë. Ish-kapiteni i Napolit, aktualisht pjesë e Dalian Yifang, skuadër që drejtohet nga spanjolli Rafael Benitez, nuk ndihet më i lumtur në kontinentin aziatik dhe po mendon seriozisht rikthimin në Europë.
As milionat e shumta që po merr në Kinë nuk kanë mjaftuar për të kënaqur mesfushorin sllovak, i cili nuk ndihet më i rëndësishëm në botën e futbollit dhe për këtë arsye po përgatit rikthimin në një skuadër të njohur europiane që në merkaton e janarit.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania