Connect with Us

Shkëmbi i kthehet Vrapit: Nuk i bëj punët me miqësi, flas përballë e jo në gazeta

Sport

Shkëmbi i kthehet Vrapit: Nuk i bëj punët me miqësi, flas përballë e jo në gazeta

Publikuar

-

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi ka dalë para mediave, përpara ndeshjes së nesërme me Laçin dhe ka folur për sfidën, duke vlerësuar kundërshtarin maksimalisht. Gjithashu ai i përgjigjet dhe ish-ndihmësit të tij Endri Vrapi, i cili në numrin e sotëm të gazetës “Panorama Sport”, në një intervistë është shprehur se befas u bë nga krahu i djathtë e tij, në krahun e majtë.

Laçi? “Është një ndeshje e vështirë, duke marrë parasysh kundërshtarin. Rivali është i kompletuar edhe pse rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk kanë qenë të mira. Aq më tepër që në fushën e tyre janë të fortë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të japim maksimumin”.

Mungesa e golave? “ Jam i kënaqur me atë që ekipi dha kundër Flamurtarit, pasi luajtëm në sulm. Nuk është e lehtë të shënosh shumë gola. Patëm momentet tona për të realizuar më shumë se një gol, por nuk ia dolëm. Nuk jam shumë dakord me atë që thuhet se ishte vetëm një inkursion i Kallakut. Vërtetë ishte një perlë, por deri në shënimin e tij, ishin plot 22 pasime. Nisi nga portieri aksioni. Për ta mbyllur, tre pikët vlejnë njëlloj, si me Flamurtarin, ashtu edhe me ekipet e tjera”.

Sulmuesit dhe mungesa golit? “Nuk më vjen mirë, normalisht. Sulmuesit tanë bëjnë maksimumin në stërvitje, punojnë shumë. Vazhdoj të besoj tek ata. Do të rikthehen te golat dhe do të jenë një ndihmë e madhe për ekipin”.

Deklarata e Vrapit? “Përgjigja është e thjeshtë: Jam i pari i kësaj pune dhe nuk e kam nisur këtë punë ta bëj me shoqëri dhe miqësi. Çfarë kam pasur, ndryshe nga të tjerët nuk i them nëpër gazeta, por ua them njerëzve në sy. Kjo është përgjigja më e mirë. Unë vazhdoj ta falënderoj Vrapin për ndihmën e madhe që na dha”.

Grinta? “Po punojmë me ego dhe dëshirë për të arritur rezultatet të mira. Nuk është vetrëm meritë e stafit. Merita e madhe u takon lojtarëve, që kanë uri për të marrë rezultate pozitive”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

LAJM I FUNDIT/ Edi Reja firmos rinovon kontratën, edhe 4 vite trajner i Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Edi Reja do të vazhdojë të jetë në krye të Shqipërisë! Trajneri italian ka gjetur akordin me presidentin Armand Duka dhe do të vazhdojë me ekipin tonë dhe për fushatën e radhës të UEFA Nations League, por dhe për eliminatoret e kampionatit botëror. Presidenti Duka dhe trajneri italian pas një bisede të gjatë kanë gjetur […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kampioni i boksit nuk u mban dot lotët në studio: Më dhanë vetën 14 mijë lekë për titull

Publikuar

-

Nga

Në fund të muajit Tetor të këtij viti në qytetin e Shkodrës u organizua kampionati kombëtar i boksit. Klevis Çelaj, nga Vlora arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg. Ka 8 vjet që praktikon këtë sport, i cili për të është gjithçka. Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Euro 2020: Ja lista përfundimtare me 20 ekipet e kualifikuara

Publikuar

-

Më përfundimin e ndeshjeve të sotme ka marrë fund edhe faza eliminatore për Euro 2020. Tani janë kompletuar 20 ekipet që kanë siguruar biletën nga faza eliminatore. Pra, nga 10 grupe janë kualifikuara dy të parat e çdo grupi. Lista e plotë me 20 ekipet e kualifikuara për në Euro 2020: 🇧🇪 Belgjika 🇮🇹 Italia […]

LEXO TE PLOTE