Sport
“Magji e zezë” në ndeshjen e kampionatit kroat/ E pabesueshme ajo që ndodh

Diçka e pabesueshme ka ndodhur pasditen e sotme në Kroaci, në sfidën Hajduk Split-Slaven Belupo. Në minutën e 73-të, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Hajdukut, miqtë nga Belupo kanë pasur të bëjnë me një gol fantazëm.
Ka qenë një goditje e njërit prej lojtarëve të Belupos, që krijoi iluzionin e një goli, me miqtë që nisën të festonin dhe e lanë lojën. Madje, edhe regjia kroate akordoi golin, duke shënuar në tabelë shifrat 1-1.
Gjithsesi, lojtarët e Hajdukut vijuan lojën të qetë dhe shënuan golin e dytë, pavarësisht se kundërshtarët e tyre po festonin golin fantazim. Kaos i vërtetë për Belupon, që nga parajsa shkon në ferr brenda pak sekondash. Pamjet janë të pabesueshme, pasi duket e pamundur që ai top, i goditur nga futbollisti i Slaven Belupos, të mos përfundonte në rrjetë. /Telesport.al