Sport
E zbulojnë mediat italiane/ Ja kush do ta fitojë “Topin e Artë”

Më 2 dhjetor në një ceremoni gjigande në Paris do të zbulohet fituesi i “Topit të Artë” për këtë sezon. 3 janë emrat favoritë: Virgil van Dijk, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Në Itali janë të sigurt se fituesi do të jetë Cristiano Ronaldo. Madje, mediat italiane raportojnë se Cristiano Ronaldo tashmë është takuar me një delegacion të “France Football” për të realizuar intervistën e fituesit.
Portugezi pritet të shpallet fitues me një diferencë shumë të vogël nga holandezi Van Dijk, ndërsa për Messin vetëm vendi i tretë. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania