Connect with Us

Kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë”/ Ronaldo flet për rivalitetin me Messin dhe mërzit tifozët e Juventusit

Seria A

Kandidati kryesor për të fituar “Topin e Artë”/ Ronaldo flet për rivalitetin me Messin dhe mërzit tifozët e Juventusit

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo duket se është favoriti kryesor për të fituar “Topin e Artë” këtë vit, nisur nga ajo që kanë raportuar shumë media franceze dhe italiane ditën e sotme. Kur duhet edhe pak më shumë se një muaj nga ceremonia e “Topit të Artë”, Cristiano Ronaldo ka dhënë një intervistë për “France Football” ku ka folur për rivalitetin me Messin, golin më të bukur në karrierë dhe objektivat.

Rivaliteti me Messin- “Shumë njerëz na kanë thënë se kemi motivuar njëri-tjetrin. Gara në Spanjë për të qenë para njëri-tjetrit, na ka bërë më të mirë, të kemi paraqitje më të mira dhe kjo është sigurisht e vërtetë. Në Madrid ndjeva praninë e tij më afër, gjë që më ka bërë pak më shumë presion sesa në Manchester. Nëse e shohim nga një këndvështrim tjetër, ishte një rivalitet i shëndetshëm. Ishim simbole të klubeve tona, Real e Barça. Mendoj se ai tha së fundmi se ‘më ka munguar në niveli konkurrues’, por përtej këtij motivimi im nuk varet nga të tjerët. Unë dua të jem në krye përgjithmonë”.

Goli më i bukur në karrierë- “700 gola janë një shifër impresionuese. Ndihem edhe më shumë krenar kur shoh se sa pak futbollistë e kanë arritur një shifër të tillë. I preferuari? Ai me roveshatë kundër Juventusit. Tentoja prej shumë vitesh të realizoja një gol të tillë”.

Objektivat- “Dua të qëndroj i ri pavarësisht kalimit të viteve dhe të jem kompetitiv edhe në të ardhmen”. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Në djall koronavirusi, Napoli dhe Juventusi nisin garën për Vedat Muriqin

Publikuar

-

Nga

Klubi i Fenerbahçes nuk ka vendosur nëse do të shesë apo jo Vedat Muriqin në verë. Por nëse do të nxjerrë në shitje sulmuesin e Kosovës, është e sigurt se për të nuk do të mungojnë ofertat. Sipas mediave në Turqi, disa nga klubet më të njohura në botë janë tashmë në garë për futbollistin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Vështirë të rifillojë kampionati”, Etrit Berisha: Ju tregoj situatën në qytetin tim

Publikuar

-

Nga

Portieri i Kombëtares Etrit Berisha, ndodhet i izoluar prej disa javësh në Itali, për shkak të pandemisë së Koronavirusit. Në një prononcim në “skype” nga shtëpia, për emisionin “Sport Total”, gardiani shqiptar ka folur për këtë situatë të jashtëzakonshme, duke iu bërë apel të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi kjo e vetmja […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Italia në kaos/ Igali Tare nuk e ka problem, gati të heq dorë nga rroga

Publikuar

-

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për “Sport1”. Tema e parë kishte të bënte me shkurtimin e rrogave të futbollistëve përballë emergjencës aktuale. “Duhet ende ta mendojmë. Futbollistët tanë janë në kontakt mes tyre, por nuk kemi biseduar ende. Por, e mendoj dhe se shumë shpejt edhe ne drejtuesit dhe stafi […]

LEXO TE PLOTE