Connect with Us

E jashtëzakonshme/ Sportistja e njohur thyen pas 22 vitesh rekordin e nënës së saj

Të tjera

E jashtëzakonshme/ Sportistja e njohur thyen pas 22 vitesh rekordin e nënës së saj

Publikuar

-

Atletja skoceze Eilish McColgan ka vendosur rekord të ri kombëtar në garën e 10 miljeve, në turneun e Great South Run. Ajo dha kohën 51’36” në garën e zhvilluar në Portsmouth. Interesant fakti se Eilish ka thyer rekordin që mbahej nga nëna e saj, Liz McColgan, 52’00”, kohë e vendosur në vitin 1997. Pra, theu një rekord të vendosur 22 vite më parë.

Liz McColgan është trajnerja e vajzës së saj Eilish dhe kanë qenë së bashku në këtë garë, duke mbështetur vajzën e saj në këtë sukses. Koha 51’36”e vendosur nga atletja 28-vjeçare është koha e dytë më e mirë e të gjitha kohërave në këtë distancë (rekordi botëror 51’11” është vendosur në vitin 2008 nga legjenda Paula Radcliffe).

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

E rrallë/ Djali kërkon me ngulm përjashtimin e babait nga ndeshja

Publikuar

-

Një ngjarje e rrallë është parë në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA, por edhe në sportin profesionist në përgjithësi. Në ndeshjen Los Angeles Clippers-Houston Rockets, trajneri i vendasve Doc Rivers kundërshtoi arbitrin për një vendim të tij. Djali i trajnerit, Austin Rivers, i cili luan për ekipin kundërshtar, ishte aty pranë dhe pasi dëgjoi protestën […]

LEXO TE PLOTE

Të tjera

Kampioni i botës në Moto GP tërhiqet në mënyrë krejt të papritur

Publikuar

-

Çmimi i Madh i Valencias do të jetë i fundit për Jorge Lorenzo. 5 herë kampioni i botës ka vendosur që të tërhiqet në mënyrë të papritur. 32-vjeçari spanjoll ka fituar 5 tituj kampion në dy kategori të ndryshme të motoçiklizmit (250cc dhe MotoGP), gjatë 17 viteve karrierë. Jorge Lorenzo, i cili ka pilotuar për […]

LEXO TE PLOTE

Të tjera

Stop ndotjes së mjedisit, propozim interesant në Formula 1

Publikuar

-

Rregullat nuk kanë fund në Formula 1. Pas propozimit që në sezonin e ri të shkurtohen pistat, zyrtarë të garës më të njohur me makina kanë dhënë një propozim vërtetë ambicioz. Kryefjalë e saj është ndotja e mjedisit, me makinat e Formula 1 që preferohet të mos jenë aq të dëmshme në mjedis. Qëllimi i […]

LEXO TE PLOTE