Connect with Us

Plas keq në Itali pas penalltisë së Ronaldos në minutat e fundit/ Po shkatërroni futbollin italian!

Seria A

Plas keq në Itali pas penalltisë së Ronaldos në minutat e fundit/ Po shkatërroni futbollin italian!

Publikuar

-

Java e 11-të e Serie A do të mbahet mend si nga javët më me shumë polemika për vendimet e arbitrave dhe përdorimin e VAR. Polemikat në Napoli-Atalanta ,u pasuan nga ato në Juventus-Genoa, për kartonin e kuq që gjyqtari i ri Giua i dha Cassatas, i cili ishte shumë i ekzagjeruar, por edhe për kartonin e kuq të mohuar ndaj Bentancur në minutat e fundit dhe pse jo ndaj Ruganit që në pjesën e parë.

Megjithatë, Giua i vuri kapak gjithçkaje me penalltinë që akordoi në favor të Ronaldos në minutat, 11-metërsh që u kthye në gol nga portugezi dhe që i dha fitoren bardhezinjëve me shifrat 2-1.

Kontakti me Sanabrian ishte, por Ronaldo e kërkoi atë dhe hedhja ishte shumë e shëmtuar pavarësisht prekjes së lehtë që pati nga sulmuesi i Genoas. Një penallti e ngjashme iu dha Imobbiles në Lazio-Atalanta pak ditë më parë, por jo çdo prekje e tillë është penallti edhe pse në këtë rast Giua u konsultua edhe me VAR-in.

Penalltia e akorduar në favor të Ronaldos ka ngjallur irritimin e vëllait të lojtarit të Napolit Lorenzo Insigne, Marcos, i cili ka bërë një postim në Instagram teksa komenton: “VAR-i ku është? Jeni shkatërruesit e futbollit italian”.

Fjalë këto në drejtim të arbitrave që vinë menjëherë pas atyre të presidentit të Napolit De Laurentiis. Në foton e publikuar nga Marco Insigne ka komentuar edhe kapiteni i Genoas, Domenico Criscito, i cili nuk luajti në këtë sfidë për shkaqe dëmtimi me këtë të fundit që shkruan “sa e shpifur”, por më pas Criscito e ka fshirë komentin.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Messi jep “OK”, Barcelona do me çdo kusht mbrojtësin më të mirë të Serisë A

Publikuar

-

Barcelona synon të përforcohet në mbrojtje dhe është vënë në kërkim të pasardhësit të Gerard Pique, i cili është 32-vjeç tashmë dhe nuk po shkëlqen si në të shkuarën me katalanasit. Sipas shtypit spanjoll, lojtari i përzgjedhur nga Barça është ylli i Interit, Milan Skriniar. Disa burime brenda klubit kanë konfirmuar për Diario Gol se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

U bë e famshme vetëm se është tifoze e Juves, mbi 70 mijë ndjekës brenda një jave

Publikuar

-

Tifozët bardhezi kanë ende para syve atë mrekulli të Paulo Dybalas në “Allianz Stadium”, kundër Milanit, pas driblimit që i bëri Alessio Romagnolit. Regjia ofroi disa këndvështrime në rastin e golit, por fiksoi edhe një tifoze, deri në atë moment e panjohur, që u bë e famshme thjesht nga prania e saj në një ndeshje […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përmbytet Venecia, yjet e Italisë bëjnë gjestin e madh

Publikuar

-

Ditët e fundit, në Itali ka pasur shumë përmbytje, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Qyteti i Venecias ka qenë më i prekuri nga përmbytjet e shumta, për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe projektit ndërtues të tij. Kombëtarja e Italisë luajti mbrëmë në transfertë përballë Bosnje-Hercegovinës, sfidë që e fitoi 0-3. Menjëherë pas takimit, […]

LEXO TE PLOTE