Connect with Us

Zbulohet formacioni i Mourinhos tek ekipi i ri/ Nuk ka vend për dy futbollistët shqiptarë

Premier Liga

Zbulohet formacioni i Mourinhos tek ekipi i ri/ Nuk ka vend për dy futbollistët shqiptarë

Publikuar

-

Lajmi më i bujshëm i kësaj jave ka qenë padyshim ai që lidh emrin e Mourinhos me ekipin e Arsenalit. Shumë media angleze kanë shkruajtur gjatë gjithë kësaj jave se portugezi është favoriti kryesor për të marrë dejtimin e “Topçinjve”, pasi Emery nuk po bind në rezultate, lojë dhe ka prishur harmoninë brenda grupit të lojtarëve.

Në rast se arrihet marrëveshja, Arsenali do të jetë klubi i tretë i madh anglez që drejton Mourinho, pasi më parë ka drejtuar Chelsea dhe Man. United.

‘Express.co.uk’ zbulon si do të duket formacioni i ri i Arsenalit nën drejtimin e “Special One”, duke përfshirë edhe përforcimet që ai mund të bëjë në janar.

Eric Bailly i Manchester United dhe Bruno Fernandes i Sporting Lisbonës, pritet të jenë dy transferimet e para te Mourinho te Arsenal.

Ndërsa dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, nuk bëjnë pjesë në planet e Mourinhos. Për Mustafin nuk është ndonjë surprizë e madhe, pasi edhe Emery e aktivizon shumë pak, por mungesa e Xhakës bie në sy, pasi futbollisti me origjinë shqiptare është edhe kapiten i ekipit momentalisht. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Guardiola e transferoi me shumë bujë këtë verë, e pabesueshme ajo që po ndodh me zotërinë 65 milionë euro

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i krahut i Interit dhe Juventusit, i cili u transferua këtë verë te Mancester City, po kalon një moment negativ. 25-vjeçari i kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar, por nuk konsiderohet as një alternativë e parë. Aktivizimi me pikatore i lojtarit te City ka […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp tregon arsyen e çuditshme pse Ibrahimovic nuk mund të luajë me Liverpoolin

Publikuar

-

Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë fund aventurës në MLS te LA Galaxy dhe është gati të nisë një aventurë të re. Shumë ekipe të mëdha dhe jo vetëm janë vënë në kërkim të suedezit, që pavarësisht moshës që ka është ende i aftë të luajë në nivele të mëdha. I pyetur mbi një transferim të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Flet legjenda/ ”Van Dijk e meriton Topin e Artë më shumë se Messi”

Publikuar

-

Ish-legjenda e Liverpoolit, Danny Murphy ka thënë se mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk e meriton më shumë Topin e Artë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi. Futbollisti holandez fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, ndërsa argjentinasi fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA. Përveç këtyre të dyve, kandidat […]

LEXO TE PLOTE