Connect with Us

E rrallë/ Kjo është pika e vetme për të cilën Guardiola bie dakord me Klopp

Premier Liga

E rrallë/ Kjo është pika e vetme për të cilën Guardiola bie dakord me Klopp

Publikuar

-

Muaji dhjetor do të ketë një kalendar shumë të ngjeshur për Liverpoolin. Madje, trajneri Klopp paralajmëroi që dje se në rast nuk merren masa të shtyhet ndeshja çerekfinale e Carabao Cup e programuar për 17 dhejtor, ai do të tërhiqet nga ky kompeticion. Pikërisht në këtë datë, Liverpooli do të jetë në Katar ku do të marrë pjesë për Botërorin e Klubeve.

“FIFA na ka lajmëruar për Botërorin për klube dhe ne do të marrim pjesë. Nuk mund të mungojmë as në kampionat. Më pas është Carabao Cup, të cilën duam ta luajmë, por nuk duam që ndeshja radhës në këtë kompeticion të luhet natën e Krishtlindjes në orën 3 të mëngjesit.

Dikush duhet ta zgjidhë këtë problemin e kalendarit, ndryshe do të heqim dorë nga ky kompeticion (Carabao Cup”. Le ta zgjidhin ata që merren me këtë punë, kjo nuk është logjike”, tha Klopp.

Në mbështethe të Klopp, ka dalë edhe rivali i tij kryesor Pep Guardiola, i cili kërkon që të reduktohet numri i madh i ndeshjeve që luajnë ekipet angleze.

“E vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë problem është reduktimi i ndeshjeve. Duhet të ketë më pak ndeshje dhe më shumë kohë për të rikuperuar energjitë. Do të luajmë me 27 dhe 29 dhjetor. E kuptoh shqetësimin e Klopp dhe jam plotësisht dakord me të”, tha Guardiola. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

E padëgjuar më parë/ Miliarderi blen klubin anglez, i shkarkon të gjithë dhe bëhet vetë trajner

Publikuar

-

E padëgjuar më parë ajo që ka ndodhur në Angli. Glenn Tomplin, miliarderi britanik, ka blerë klubin amator, Romford City dhe synon ta ngjesë nga ligat amatore, në kategoritë profesioniste të futbollit britanik. Tomlin i ka befasuar të gjithë, pasi që në ditët e para të tij si president i klubit, i ka shkarkuar të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Guardiola e transferoi me shumë bujë këtë verë, e pabesueshme ajo që po ndodh me zotërinë 65 milionë euro

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i krahut i Interit dhe Juventusit, i cili u transferua këtë verë te Mancester City, po kalon një moment negativ. 25-vjeçari i kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar, por nuk konsiderohet as një alternativë e parë. Aktivizimi me pikatore i lojtarit te City ka […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp tregon arsyen e çuditshme pse Ibrahimovic nuk mund të luajë me Liverpoolin

Publikuar

-

Zlatan Ibrahimovic i ka dhënë fund aventurës në MLS te LA Galaxy dhe është gati të nisë një aventurë të re. Shumë ekipe të mëdha dhe jo vetëm janë vënë në kërkim të suedezit, që pavarësisht moshës që ka është ende i aftë të luajë në nivele të mëdha. I pyetur mbi një transferim të […]

LEXO TE PLOTE