Connect with Us

Guardiola del në krah të Xhakës/ Ai ka diçka speciale

Premier Liga

Guardiola del në krah të Xhakës/ Ai ka diçka speciale

Publikuar

-

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, ka qenë temë diskutimi këtë javë në gjithë mediat angleze dhe jo vetëm. Xhaka që mban edhe shirtin e kapiteni reagoi ashpër ndaj vërshëllimave të tifozëve të Arsenalit, në momentin kur u zëvendësua në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace. Ai iu drejtua tifozëve duke iu thënë “Pir*****” dhe më pas hodhi fanellën në tokë dhe iu drejtua dhomave të zhveshjes.

Xhaka u kritikua nga shumë njerëz, tifozë, lojtarë dhe ish-lojtarë, por ka pasur edhe mbrojtjen e shumë të tjerëve. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola, në konferencën e sotme për shtyp ka folur edhe për këtë çështje dhe ka treguar mbështetjen e tij për të.

“Nuk është e lehtë ndonjëherë për futbollistët, për të gjithë ne. Emocionet në ato momente janë të mëdha, nuk e di se çfarë mund të ziente përbrenda. Ndoshta nuk jam njeriu i duhur të them diçka të tillë, pasi nganjëherë përfshihem edhe unë nga emocionet dhe nuk mund ta kontrolloj vetën, por duhet të përpiqemi”, u shpreh Guardiola.

“Në fund, është thjesht një ndeshje, të argëtohesh. Jam i sigurt se të gjithë lojtarët, duke përfshirë edhe Xhakën, japin më të mirën për Arsenalin dhe për t’i fituar ndeshjet. Ai është kapiten pasi ka diçka speciale në dhomat e zhveshjes. Ndodh që të humbasësh kontrollin, por duhet të falet, të ecin përpara. Shpresoj që në të ardhmen tifozët ta falin Xhakën, ai të rikthehet dhe të tregoj se sa lojtar fantastik është”, tha mes të tjerash tekniku spanjoll. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

De Gea drejt largimit, Manchester United i gjen pasuesin

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht rënies në formën e tij, portieri i Mançester Junajtid David De Gea këmbëngul se dëshiron të vazhdojë të luajë me “Djajtë e Kuq”. Vitin e ardhshëm, gardiani spanjoll bën plot 10 vite që kur mbërriti në Mançester nga Atletiko Madridi. Megjithëse gjatë kësaj periudhe kanë qarkulluar shumë lajme se drejtuesit e Mançesterit po mendojnë […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E bujshme/ Thomas Strakosha pranë transferimit te Lazio

Publikuar

-

Nga

Chelsea është duke bërë përpjekje për transferimin e një portieri për ta zëvendësuar spanjollin Kepa Arrizabalaga. Shumë portierë janë në listën e klubit londinez, por vetëm njëri nga ta do të transferohet në Stamford Bridge. Megjithatë, dy gjermanët  janë primarë, por që të dy janë thuajse të paarritshëm. Chelsea ka kthyer sytë tek portierë të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klopp kontakton babain e Mbappe, gati transfrimi i bujshëm

Publikuar

-

Nga

‘Reds’ janë gati për lëvizjen e madhe. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur me babën e Kylian Mbappe, duke shfaqur interesimin e tij për ylllin e PSG. Klopp i ka bërë të ditur prindit të lojtarit se Liverpool janë të interesuar për shërbimet e Mbappe. ‘Le10Sport’ konsideron se ‘Reds’ po përdorin këtë si taktikë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: