Connect with Us

VAR në Superiore, problematikat dhe kostoja/ Rrëfehet shefi i arbitrave

Sport

VAR në Superiore, problematikat dhe kostoja/ Rrëfehet shefi i arbitrave

Publikuar

-

As sistemi VAR nuk i ka shuar polemikat për gjykimin. Në Itali madje janë shtuar edhe më shumë, pasi drejtuesit e klubeve, stafet apo edhe lojtarë kërkojnë që disa raste të rishikohen dhe më pas të merret një vendim. Në të ardhmen pritet që VAR të përdoret edhe në Shqipëri dhe ka një kosto relativisht të lartë. Sokol Jareci, shefi i Sektorit të Arbitrave në FSHF, ka qenë i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”. Së bashku me gazetarin Enkel Demi ai ka biseduar për shumë çështje rreth VAR-it dhe përdorimit të tij edhe në Shqipëri.

“Përdorimi i VAR ka edhe një kosto”, – u shpreh Jareci, i cili shton – “4000 deri në 4500 euro shkon kostoja e transmetimit të një ndeshjeje, në Poloni. Në Shqipëri mendojmë ta fillojmë me një ndeshje, pastaj do t’i shtojmë. Është edhe problemi tjetër, që u heqim të drejtën edhe klubeve që duan sistemin VAR në ndonjë ndeshje të caktuar. Patjetër gjyqtarët i ndihmon. Ka ulur në minimum gabimet, pavarësisht se ka ende kontestime”.

A janë të gatshëm tifozët shqiptarë për sistemin VAR? Jareci shprehet kështu për këtë temë: “Fushata të tilla janë bërë në të gjitha kampionatet ku përdoret VAR. Vazhdon të ketë polemika. Njerëzit presin që të shpëtojnë nga gabimet. Tani njerëzit te ne janë njohur dhe është një e mirë për ne. Normal do ketë një fushatë, pasi duhet të sqarojmë çfarë zgjidh dhe çfarë jo. Kërkohet të ndërhyhet në çdo situatë, por kështu nuk do të kishte më arbitra në fushë. Ndërhyhet kur ka raste evidente, jo në çdo rast penalltie. Nëse janë shumë të dyshimta, VAR nuk e merr mundimin të ndërhyjë. Gjyqtari është i pari që merr vendimin. Ndërhyhet për pozicionet jashtë loje, penalltitë dhe kartonët e kuq”.

Biseda për VAR dhe problematikat vijon. “Ka shumë situata që kërkojnë implementimin e rregullores. VAR ndërhyn kur ka gabime të dukshme. Tani FIFA thotë të shikohet në monitorët e fushës. Në Premier League thuajse nuk i shohin fare pamjet në fushë, u besojnë atyre që i shohin. Pastaj ka situata, si prekja e topit me dorë, që mbetet një nga problemet më të mëdha dhe kërkon interpretimin e arbitrave. Ndaj edhe afrohet arbitri dhe e shikon.

Rregullorja sivjet ka pësuar ndryshime të mëdha. Çdo prekje e topit me dorë nga ana e sulmueseve penalizohet, nuk ka më prekje të pavullnetshme. Për mbrojtësin nuk ka ndryshuar, mbetet i njëjti interpretim. Ka ndryshuar, siç e thatë edhe ju, që nëse topi përplaset në trup dhe dora është në pozicion jo natyral, shumë e hapur, atëherë penalizohesh”, shprehet Jareci.

Italia është një vend ku shpesh ka debate. Napoli-Atalanta dhe Genoa-Juventus sollën reagime të shumta. Për Jarecin, Serie A është disi e veçantë: “Ata që marrin vendimin në VAR do të jenë në fushë pastaj. Italia është vendi i problematikave. Atje janë arbitrat më të mirë, edhe pse është krijuar një hendek prej largimeve të emrave të mëdhenj”.

Marrë tek abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Rama-Buffonit: Juventusi është si fe në Shqipëri dhe ti je si Papa

Publikuar

-

Nga

Gjatë takimit te Ronaldos dhe Buffon me dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit në Shqipëri, kryeministri Rama në fund pati mundësi të bisedonte edhe pak me portierin, teksa i tha se “jam juventin i vjetër”. Portieri bardhezi iu kthye duke i thënë dhe se “e di, kam pasur një kuzhinier shqiptar në Koverçiano (qendra e […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Sadiku i papërmbajtshëm, dopietë për Malagën (video)

Publikuar

-

Armando Sadiku ka shënuar të dy golat në fitoren 2-0 të Malaga ndaj Tenerife për javën e 19-të të Segunda Divizion. Në minutën e 27′, bomberi kuqezi i gjendur brenda zonës së rreptësisë, topin e ardhur nga goditja e këndit e dërgoi në rrjetë. Në minutën e 76′ dërgoi sërish topin në rrjetë, këtë hera […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Shumë zhurmë për asgjë, Interi dhe Roma ndahen në paqe/ Juve fërkon duart

Publikuar

-

Roma ka ndalur marshimin e Interit kryesues të Serisë A, duke bllokuar skuadrën e Antonio Contes në një barazim pa gola në “San Siro”. Një ndeshje ku skuadrat kishin mungesa të shumta, të cilave iu shtuan dëmtimet e Santon dhe Candreva, e ku nuk munguan rastet për gol, por askush nuk arriti të tundte rrjetën. […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Tërmeti në Shqipëri/ Në kampionatin rumun bëjnë gjestin e madh

Publikuar

-

FCSB (ish Steaua Bucurest) dhe Gaz Metan po përballen mes tyre në Rumani prej orës 19:30. Kjo ndeshje ka nisur me një surprizë për shqiptarët, pasi në fillim të takimit është hapur një pankartë me mbishkrimin “Lutu për Shqipërinë”, në anglisht. Lojtarët e të dyja ekipeve e mbajtën atë dhe pozuan me njëri-tjetrin, në shenjë […]

LEXO TE PLOTE