BundesLiga
Bayerni pësoi 5 gola/ Kovac acaron tifozët: Nuk kam pse jap llogari

Eintracht Frankfurt “shpartalloi” 5-1 Bayern Munchen duke i “dhuruar” një rikthim aspak të këndshëm ish-trajnerit Niko Kovac. Kovac, i cili ka fituar dhe kupën e Gjermanisë nën drejtimin e Frankfurtit në 2018 kundër Bayernit pa ekipin e tij teksa i dha fund serisë prej 16 fitore radhazi.
Bavarezët u ndëshkuan me karton të kuq vetëm pas 8 minutash lojë, ku Jerome Boateng la ekipin e tij me 10 lojtarë. Në prononcimin pas ndeshjes trajneri Kovac shfryu inatin ndaj gazetarëve. “Sot pashë shumë gabime nga ekipi. Humbnim shpesh topin, por dhe kartoni i kuq na penalizoi. Nëse luan për më shumë se 80 minuta me një lojtar më pak sigurisht që do të jetë e veshtirë këtu në Frankfurt.”- deklaroi kroati.
Kur u pyet për të ardhmen e tij rreth një largimi të mundshëm 48-vjeçari deklaron i inatosur: “Nuk e mendoj. Duhet të pyesni drejtuesit. Nuk kam pse të të tregoj ty.” Bayern Munchen aktualisht ndodhet në vendin e katërt në rendtitje, 4 pikë larg vendit të parë që mbahet nga Borussia Monchengladbach.
Lajme të Rekomanduara:

U rendit i teti për Topin e Artë/ Lewandowski fiton respektin e të gjithëve me deklaratën e tij
Robert Lewandowski ishte një nga 10 finalistët e Topit të Artë të vitit 2019 dhe në fund fare u rendit i teti. Edhe pse shumë...

Guardiola lë nam në konferencën për shtyp, por mund të jetë sinjal i mirë për Bayernin
Man. City fitoi mbrëmë 4-1 në transfertë ndaj Brighton për javën e 15-të të Premier League dhe në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Pep Guardiola...