Connect with Us

Interi fiton në frymën e fundit dhe kap vendin e parë/ Shkëlqen 80 milionëshi

Seria A

Interi fiton në frymën e fundit dhe kap vendin e parë/ Shkëlqen 80 milionëshi

Publikuar

-

Interi ka marrë një fitore të madhe 1-2 në “Renato Dall’Ara” ndaj Bolonjës, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Serisë A.

Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim pa gola. Në minutën e 60′, vendasit zhbllokuan takimin me golin e Soriano, i cili përfitoi edhe nga gafa e Handanovic, boshnjaku u tregua i pavëmendshëm.

Zikaltrit nuk u dorëzuan dhe përmbysën gjithçka në 15 minutat e fundit. Në minutën e 75′ Lukaku barazoi shifrat pasi përfitoi nga një rrëmujë brenda zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.

https://www.youtube.com/watch?v=ToveMdNs7QQ

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Martinez pengohet brenda zone dhe arbitri akordon penallti. Lukaku tregohet i saktë dhe shënon golin e dytë për këtë takim.

https://www.youtube.com/watch?v=sSabSwe0UHA

Me këtë fitore, Interi ngjitet momentalisht në krye të renditjes me 28 pikë, 2 më pak se Juventusi, i cili luan në orën 20:45 në derbin ndaj Torinos. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

E do dhe Barcelona, Igli Tare blindon “mbretin e asisteve”

Publikuar

-

Nga

 Pas marrëveshjes me Thomas Strakoshën për ta mbajtur bardhekaltër deri në vitin 2025, Igli Tare ka ndjekur të njëjtën strategji edhe me Luiz Alberton. Ky i fundit ka bërë mirë vitet e fundit te Lazio, ndërsa këtë sezon ka shkëlqyer në fushë, duke tërhehur edhe vëmendjen e klubeve të mëdha si Barcelona. Por Tare nuk […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Memushaj përgatitet për rikthimin në fushë: Besoj se do jemi të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Në Itali janë duke menduar për rifillimit e futbollit duke qenë se klubet kanë marrë lejen për të ristartuar stërvitjet më datë 4 maj, ndërsa fundi i majit apo fillimi i qershorit mund t’i gjejë në fushë. Sakaq, në pritje është Serie B, aty ku me Peskarën aktivizohet Ledian Memushaj. Vlonjati i mesfushës shprehet se […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Juventusi bën pazar te Barcelona, do yllin e ekipit

Publikuar

-

Nga

Juventusi interesohet për futbollistin e Barcelonës Serxhi Roberto. Disa media italiane raportojnë se bardhezinjtë kanë piketuar lojtarin katalanas si njërin kandidatëve të mundshëm që mund të operojnë shumë mirë në krahun e djathtë të mbrojtjes, aty ku “Zonja e Vjetër” synon të investojë për të ardhmen. Sipas “Marca”-s, lojtari dhe menaxheri i tij nuk janë […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: