Connect with Us

Man. City fiton me përmbysje, Liverpooli bën mrekullinë në fund/ Arsenali pa Xhakën ngec në shtëpi

Premier Liga

Man. City fiton me përmbysje, Liverpooli bën mrekullinë në fund/ Arsenali pa Xhakën ngec në shtëpi

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 2-1 në “Etihad” për javën e 11-të të Premier League. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e miqve 0-1, me golin e shënuar nga Ward-Prowse, pas gafës së portierit Ederson.

Në pjesën e dytë, “Qytetarët” përmbysën rezultatin me golat e Aguero 70′ dhe Walker 86′.

Në “Emirates”, Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Wolves. “Topçinjtë” kaluan të parët në avantazh me golin e Aubameyang 21′, ndërsa vendasit barazuan shifrat në minutën e 75′ me golin e Jimenez. Granit Xhaka nuk ishte grumbulluar në këtë ndeshje, pas situatës së tensionuar që ndodhi në ndeshjen e javës së kaluar.

Në “Villa Park”, Liverpooli shpëtoi në fund humbjes që do të ishte e para për këtë sezon. Aston Villa shënoi e para me Trezeguet në minutën e 20′, ndërsa të kuqtë barazuan 3 minuta para fundit me Robertson. Në minutën e fund shtesë, Sadio mane shënoi golin e avantazhit duke i dhënë 3 pikë të arta të kuqve.

Liverpooli qëndron në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa City ndjek me 6 pikë më pak. Rezultatet e plota dhe renditja janë si më poshtë.


/CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Kjo është penalltia më e shëmtuar në histori, tifozët rrezikojnë jetën (video)

Publikuar

-

Në ndeshjen mes Nuneaton Sports dhe Stratford Town është goditur mbase penalltia më e keqe e historisë së futbollit. Me siguri kemi parë penallti të ekzekutuara në mënyrë më skandaloze, por asnjëherë nuk është vënë në rrezik jeta e tifozëve mbrapa portës. Lojtari i ekipit vendas, i cili luan në kategorinë e shtatë angleze, ka […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E padëgjuar më parë/ Miliarderi blen klubin anglez, i shkarkon të gjithë dhe bëhet vetë trajner

Publikuar

-

E padëgjuar më parë ajo që ka ndodhur në Angli. Glenn Tomplin, miliarderi britanik, ka blerë klubin amator, Romford City dhe synon ta ngjesë nga ligat amatore, në kategoritë profesioniste të futbollit britanik. Tomlin i ka befasuar të gjithë, pasi që në ditët e para të tij si president i klubit, i ka shkarkuar të […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Guardiola e transferoi me shumë bujë këtë verë, e pabesueshme ajo që po ndodh me zotërinë 65 milionë euro

Publikuar

-

Ish-mbrojtësi i krahut i Interit dhe Juventusit, i cili u transferua këtë verë te Mancester City, po kalon një moment negativ. 25-vjeçari i kërkuar me ngulm nga Pep Guardiola nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin titullar, por nuk konsiderohet as një alternativë e parë. Aktivizimi me pikatore i lojtarit te City ka […]

LEXO TE PLOTE